Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua

Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua

Claudio Lotito dhe Jose Mourinho

Trajneri i Romës, Jose Mourinho dhe pronari i Lazios, Claudio Lotito janë përfshirë në një përplasje pasi Lazio mori fitoren me rezultatin 1-0. Lazio u ngjit në vendin e dytë në Serie A falë goditjes së Mattia Zaccagni në pjesën e dytë.

Po sherri ndodhi në fund të ndeshjes. I indinjuar nga humbja, Mourinho thuhet se iu kthye Lotitos dhe i tha: 'Çfarë dreqin ke që sheh?'

Sipas gazetës italiane Il Messaggero, Lotito nuk kurseu përgjigjen: “Unë jam presidenti i Lazios dhe ju jeni mysafir. Kjo është shtëpia ime dhe shikoj ku të dua. Je i skualifikuar, s’mund të rrish këtu”

Trajneri i Romës, Salvatore Foti dhe mesfushori i Lazios, Danilo Cataldi, raportohet se u detyruan të ndërhynin për të ndaluar përshkallëzimin e përplasjes.

Ndërkohë përplasja vijoi në dhomat e zhveshjes pasi mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini, e quajti qendërmbrojtësin e Lazios, Alessio Romagnoli, ‘copë m***', pretendon gazeta italiane.

Duke iu përgjigjur incidentit, mesfushori i Lazios, Luis Alberto u tha gazetarëve: “Ata dolën nga fusha dhe vazhduan atë që bënë në ndeshje. Tani, mendoj vetëm për darkën me familjen time dhe një gotë verë. Kur flisni para ndeshjes, duhet të heshtni më pas. Ata folën shumë, si gjithmonë dhe humbën”.

A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi

Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi