“Omegafarma”: Akuzat të pavërteta
jemi korrekt me detyrimet tatimore

Një ditë pas ndalimit të administratorit me akuzën e kontrabandës së ilaçeve dhe shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 mln lekë, kompania farmaceutike “Omegafarma” ka hedhur poshtë akuzat në adresë të saj.  
 
Në një reagim për mediat, kompania thekson se nuk është e vërtetë që është bërë kontrabandë me barnat, duke u shprehur se ata kanë qenë korrekt në detyrimet tatimore.
 
Nuk është e vërtetë që është bërë kontrabandë. Ne kemi qenë korrekt në detyrimet tatimore. Jemi një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, nuk hartojmë e nuk i dërgojmë faturat në Doganë. Roli i administratorit tonë është joaktiv. Ai është ndaluar në mënyrë të padrejtë. Ne nuk e kemi shmangur detyrimin doganor”, thuhet në njoftimin për shtyp të kompanisë farmaceutike “Omegafarma”.
 
Deklarata e kompanisë farmaceutike “Omegafarma”
 
“Vlera e detyrimit doganor prej 6 100 400 lekë (të reja) për zhdoganimin e mallit që korrespondon në vlerën totale të faturës prej 241 261 dollar është paguar totalisht për të gjithë mallin e ngarkuar në 2 kamionë.
 
2- Një nga 3 faturat me vlerë 554 dollar, afërsisht 77 000 lekë si produkte promocionale , pavarësisht se dogana u pagua si vlerë, u harrua nga agjenti doganor, që është përgjegjës, të futet në dogane. Kjo është një përgjegjësi e Agjentit Doganor.
 
3- Omegafarma nuk i harton dhe nuk i dërgon faturat në Doganë. Ato shkojnë direkt nga kompania dërguese me anën e transportuesve të vet të huaj. Pra, roli i Administratorit të Omegafarmes dhe çdo punonjësi tjetër të stafit tone është joaktiv në këtë kontekst. Omegafarma bën vetëm pagesën totale të detyrimit doganor të cilin e nxjerr dhe e deklaron Agjenti Doganor, në të cilën ka qene e përfshirë edhe fatura me vlerën 554 dollar.
 
Ritheksojmë se: Përgjegjësia e dokumentacionit është e Agjentit Doganor, jo nga ana e Omegafarmës. Kompania Omega Farma nuk e ka shmangur detyrimi doganor. Të dy kamionët që transportonin mallin ishin të deklaruar dhe të paguar në doganë.
 
Në mënyrë të padrejtë është ndaluar Administratori i Omegafarmës për një detyrim të paguar nga ana e Kompanisë dhe të deklaruar në Doganë. Gjithashtu janë të pavërteta edhe informacionet e raportuara ne shtyp për kontrabandë. Omegafarma ka qenë gjithmonë korrekte në detyrimet tatimore dhe doganor. 

Redaksia online 
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave