Banori që u vetëprangos në tarracën e shtëpisë, Ledion Mziu: Shtëpinë e kam me certifikatë pronësie, jam në proces të hapur gjyqësor me Bashkinë

Banori që u vetëprangos në tarracën e shtëpisë, Ledion Mziu: Shtëpinë e kam me certifikatë pronësie, jam në proces të hapur gjyqësor me Bashkinë

1643384589_1643383279banori.jpg

Ledion Mziu është një nga banorët e ‘5 majit’ i cili rezistoi për prishjen e banesës, madje u lidh edhe me pranga edhe në çatinë e shtëpisë. Sot Mziu mori pjesë në dëgjesën e kërkuar nga opozita në Komisionin e Ligjeve.

Sipas Mziut, ai nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë Tiranë, madje sipas tij ndërhyrja e IKMT ka qenë në thyerje të ligjit, pasi ai disponon certifikatën e pronësisë, madje është edhe në një proces gjyqësor të hapur me Bashkinë

“Duhet të ishte i pranishëm edhe Gledis Nano, i kemi kërkuar, familja ime i ka dërguar një e-mail zyrtar dhe i kam kërkuar.

‘Jam njoftuar për lirimin e banesës, e kam me certifikatë pronësie. E kemi ankimuar . I kërkoj policisë të më ofrojë mbrojtje ditën e prishjes, sepse nuk kam firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë, jam në proces gjyqësor të hapur. Shtëpia ime do jetë e mbyllur dhe kur te vijë IKMT e vetmja gjë që mund të bëj është të kundërshtoj hyrjen’,

Shtëpia ime është e pajisur me certifikatë pronësie, që ta marrësh këtë truall do duhet një aktmarrëveshje dypalësh. Ky e-mail mban datën 25 dhjetor 2021, ka ndodhur fiks ajo që kisha parashikuar, IKMT ka ndërhyrë me dhunë në shtëpinë time. Pyetja ime është që kur ka filluar IKMT t’iu mbështesë në arrestime”, tha Mziu.  

Ndër të tjera shtoi se familja e tij ishit nën trysni dhe kanë qenë te psikologu.

“Ditën që më kanë prishur shtëpinë, kam marrë prangat dhe jam vetë-prangosur në tarracën e shtëpisë. Ishin pranga plastike. Unë zotëroj dhe një video ku shihen 11 punonjës policie që më kanë arrestuar e dhunuar. Nuk e kuptoj se përse 11 punonjës policie nuk mund të bëjnë shoqërimin normal të një personi. Jam futur në banesë dhe kam nxjerrë me dhunë nënën time, motrën, vëllanë jo, sepse unë kam tre qen një shtëpi dhe vëllai nxori qentë që të mos iu duheshin efektivëve të policisë. E kam parë veten në video se si më kanë dhunuar. E kam gati kallëzimin penal po se kam dorëzuar sepse  gjithë familja ime ndodhet në trysni psikologjike të rëndë, madje kemi  qenë te psikologu dhe kemi kërkuar disa momente qetëse për të dhënë deklarimet tona. Kamë dhe videot që e qartësojnë të gjithë situatën”, tha Mziu.


Lajmi kryesor:

‘Ligjet’ seancë dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, mungon Veliaj! PD: Të vijë kreu i Bashkisë! Nënë Liza: Më përzutë nga shtëpia si xhandarët e Zogut! Kush e dhuron nga ju banesën?


SI.E.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë