Lejlaja për ditën
Për veshjet e ditës është perfekte nga palestra në zyrë. Vishni një kostum ngjyrë lejla për të shkuar në punë duke e kombinuar me një bluzë të bardhë. Nëse pëlqeni pantallonat zgjidh një model të ngushtë në ngjyrë lejla të ndezur dhe kombinojeni me ngjyra pastel.
Edhe pulovrat e leshit janë shumë të bukura për t’i kombinuar me funde me pala ose me xhinse. Mos të harrojmë më pas pulovrat në versione oversize të viteve ’80, për tu kombinuar me streçe të zeza ose pantallona.
Në listën e gjërave nuk mungojnë në garderobën tuaj një pallto lejla me material leshi për ta veshur gjatë ditës.
Veshjet e mbrëmjes
Lejala është një nuancë e shkëlqyer edhe për rastet e mëdha , duke filluar nga një darkë e rëndësishme tek pagëzimet.
Stilistët propozojnë fustanin e ngushtë, të cilin nëse e vishni gjatë ditës e kombinoni me çizme, por nëse e vishni me këpucë dukeni elegante e të rafinuara për mbrëmjen.
Fustanet e gjatë prej mëndafshi të pasur me frutulla ose pala, të japin një pamje mahnitëse dhe një energji të pabesueshme.
Dantella dhe kadife
Një kapitull të veçantë e meritojnë veshjet e kadifes dhe të dantellës, të cilat janë tendenca e vjeshtë dimër 2017.
Të parin e gjejmë në lejla lisho, të butë ose me vija, në pantallona të viteve ’70 ose xhaketa . Aksesorët gjithashtu mbulohen nga lejlaja, nga shallet të zbukuruar me qëndisma të vogla të arta deri tek vathët, çantat etj.
Dantella, nga ana tjetër, mund të jetë prej leshi, pra e madhe dhe e plotë, ose e lehtë në fustanet e shkurtër lejla të kombinuara me një palë çizme./ATA
[gallery]24539[/gallery]
Redaksia Online
A.Dr/shqiptarja.com

FOTO











