Leksioni i përgjimeve/ Gjosha: Politikës i nevojiten njerëz të thjeshtë

Leksioni i përgjimeve/ Gjosha: Politikës i nevojiten njerëz të thjeshtë

‘Politika ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz të thjeshtë’, ky është leksioni që sipas ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, kanë dhënë përgjimet e gazetës gjermane ‘Bild’.

“Politika duhet cliruar nga retorika konfliktuale, personale dhe e urrejtjes. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të ndahen në të majtë dhe të djathtë, ata janë të gjithë të barabartë brenda ombrellës që quhet Shqipëri!”- shkruan Gjosha në rrjetet sociale.

Në këto moment që po kalon politika në shqipëri, sipas saj solidariteti është ai që do ndajë politikën nga krimi, vulgariteti, abuzimi dhe deliri.

Reagimi i plotë:

Përgjimet e BILD na kanë dhënë një leksion shumë të vlefshëm, atë që politika ka nevojë të përfaqësohet nga njerëz të thjeshtë, normal dhe si të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Kuvendi i Shqipërisë, duhet të jetë shtëpia e integritetit shoqëror, vlerave, kulturës dhe dijes. Sot më shumë se kurrë nuk mund të pranojmë që Komisioni i Ligjeve, që propozon dhe miraton ligjet që diktojnë jetën e qytetarëve shqiptarë, të drejtohet nga njerëz që shesin dhe blejnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë, të shesin dhe të blejnë postet e administratës publike, të propozojnë ligje që dënojnë qytetarët dhe të shantazhojnë këdo që i tregon ligjin kur ata janë vetë objekt i tij!

Politika duhet cliruar nga retorika konfliktuale, personale dhe e urrejtjes. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të ndahen në të majtë dhe të djathtë, ata janë të gjithë të barabartë brenda ombrellës që quhet Shqipëri!

Politika duhet të mësojë të respektojë dhe të ndahet një herë e mirë nga përcarja. Solidariteti në këto momente të vështira duhet të jetë pjesë e historisë së këtij kombi, për të ndarë politikën nga krimi, vulgariteti, abuzimi dhe deliri!

Ky vend e ka të ardhmen drejt europës, askush nuk e devijon dot këtë destinacion final. Do të mjaftonte vetëm pak maturi politike për ta bërë këtë realitet!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 22/06/2019 17:27

    Klajdes dua ti them se dhe Likja jot i thjeshte ishte kur erdhi nga Skrapari,por u be hajdut me cizme, duke ja filluar nga Kerraba ,blloku 7% dendera,vota me 200mije euro nga Ismailaj .Besoj e ke kuptuar se me ke ke ndenjur deri tani apo te jane veshur syte e veshet.

    Përgjigju
  • Ela: 22/06/2019 15:57

    Po pra pse hyre ti? Ik merru me punet e tua private edhe na trego me vepra lete qe beson ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja