KORÇË- Gjashtë lëkundje tërmeti kanë ndodhur brenda pak orësh në zonën e Korçës. Lëkundjet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe më pas ka vijuar edhe gjatë mesditës.
Sipas IGJEUM, tërmeti më i fuqishëm është regjistruar në Floq, rreth orës 10:40, ku magnituta e tërmetit ishte 3.2 ballë, me një thellësi prej 8 km, ndërsa tërmetet e tjerë kanë qënë të magnitudës 2-2.6 ballë.
Tërmetet e rënë në Shqipëri sipas IGJEUM
Tre muajt e fundit kanë pasur një aktivitet të lartë sizmik në vendin tonë, ky lëkundja më e madhe u shënua në muajin korrik në zonën e Gjirit të Lalëzit, lëkundje e cila i kap 5.1 ballë të shkallës rihter. Një tërmet i të njëjtës magnitutë në muajin gusht është shënuar edhe në Bulqizë, ku edhe u dëmtuan 67 banesa.