Letërsia shqiptare në zi, shuhet
shkrimtari i madh Dritëro Agolli
Ngushëllimet e politikës shqiptare

Letërsia shqiptare në zi, shuhet<br />shkrimtari i madh Dritëro Agolli<br />Ngushëllimet e politikës shqiptare
Sot letërsia shqiptare është në zi sepse humbi patriarkun e letrave shqipe, të madhin Dritëro Agolli. Zemra e shkrimtarit e poetit të çmuar pushoi sot së rrahuri në moshën 85-vjecare, në një shtrat të Sanatoriumit ku Agolli dergjej prej ditësh. 

Largohet kështu nga kjo jetë njeriu i rrallë për nga thjeshtësia me të cilën komunikonte, mikpritësi që e hapi derën e tij për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat. Shtëpia e tij do të mbetet muze i memories për qindra shqiptarë. 

Agolli ishte prej kohësh në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa ditët e fundit ishte shtruar në spitalin e Sanatoriumit pas problemeve me frymëmarrjen. 

Sa përmend Agollin në mendje të vijnë vepra si, ‘Shkëlqimi dhë rënia e shokut Zylo’, 'Njeriu me top', 'Komisari Memo', 'I teti ne bronz', poezi të famshme si, “Këtu s’do jem’, “Në vendin tim, në vendin tënd’ e shume e shume poezive, romaneve e doreshkrimeve te cmuara qe la pas.

Nje nder poezite ikonike te Agollit

"Kur të mërzitesh shumë"

Këtu s'do jem do jem larguar
Në tokë I tretur si te tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët
 
Dhe nëpër udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë I heshtur
Nje qiparis si murg i ngratë
 
Ti do trishtohesh atëherë
Se s'do me kesh ne dhome te gjallë
Dhe kur ne xham te fryje erë
Do qash me erën dalengadale
 
Por kur të jesh mërzitur shumë
Ne raft te librave kerkomë
Aty do jem i fshehur unë
Ne ndonje fjalë a ndonjë shkronjë
 
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe unë do të zbres do t'vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas nje rrëkeje.


[gallery]20897[/gallery]



Homazhet për Dritëroin, të dielën në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve
Homazhet për shkrimtarin e madh Dritëro Agolli do të zhvillohen ditën e dielë në ambientet e Pallatit të Kongreseve. 

Nderimet për Agollin do të nisin në orën 10:30 dhe do të përfundojnë në orën 13:00. 

Familjarë, miq, të afërm dhe bashkëpunëtorë, do t'i japin lamtumirën e fundit njeriut që i dedikoi jetën e tij letërsisë shqipe.   

Ismail Kadare: Dritëroi, i pazëvendësueshëm në letërsinë shqiptare
"Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare". 

Kështu shprehet shkrimtari Ismail Kadare i cili nga Parisi ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut, Dritëro Agolli.  

"Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit, por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazevendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare.
Ai do të na mungojë të gjithëve.
Ismail Kadare
Paris". 


Të dy shkrimtarët Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare kanë qenë bashkudhëtarë në jetën politike të vendit dhe fqinj e miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Në Gjirokastër ku u shquan si dy poetë të rinj zuri fill edhe miqësia e tij me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. 

Të dy së bashku në udhëtimin e tyre si krijues e ngritën letërsinë në nivele të larta të stilit. 

Agolli dhe Kadare i përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit socialist.

Kjo miqësi nuk është ndërprerë edhe kur ata kanë pasur mendime dhe qëndrime te kundërta politike.

Muzafer Korkuti: Amaneti i fundit i Dritëroit!
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti, ka zbuluar për Report Tv amanetin e fundit të Dritëro Agollit.
 
Korkuti tha se shkrimtari i madh i ka kërkuar t'i kthejë vlerat Akademisë së Shkencave.

"E kam takuar për herë të fundit Dritëroin para disa ditësh dhe më tha kujdes Akademinë e Shkencave, t'i ktheni vlerat merituara", u shpreh Korkuti.
 
Ai theksoi më tej se përveçse një shkrimtar, Dritëroi ishte edhe një njeri i madh.
 
"Humbëm një shkrimtar dhe njeri i madh. Agolli mbetet i ndritur me penën e tij", tha Korkuti. 



Moikom Zeqo: Vepra e Dritëro Agollit nuk e njeh vdekjen
Shkrimtari dhe studiuesi, Moikom Zeqo, vlerëson krijimtarinë letrare të shkrimtarit Dritëro Agolli, i ndarë nga jeta këtë të premte.
 
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Zeqo u shpreh se vepra e Dritëro Agollit nuk e njeh vdekjen dhe krijimtaria e jashtëzakonshme e tij do të vlejë për brezat e ardhshëm.  
 
"Talente të tillë, shkrimtarë të tillë të këtij formati, janë të rrallë në historinë e kulturës shqiptare. Padyshim vdekja është e pashmangshme për të gjithë, por roli i asaj vepre kolosale që ka lënë shkrimtari, poeti i shquar Dritëro Agolli, është një gjë që nuk do të harrohet kurrë. Pra, nuk ka largim të vërtetë, për një talent dhe figurë të madhe si Dritëro Agolli. Vepra e tij i kapërcen jo vetëm caqet e jetës së tij fizike, por do të jetë diçka që do t'i përkasë gjeneratave. Ngushëllimi për familjen është një ngushëllim i vetëkuptueshëm, por edhe për tërë kombin, për shqiptarët e anës tjetër të Drinit, është padyshim një humbje e mëdha.
 
Vepra e tij nuk e njeh vdekjen, s'ka për ta njohur kurrë vdekjen. Do të jetë një vepër gjithmonë në qendër të gjërave. Pesha e tij, e atij që quhet pavdekësia e gjërave që është një peshë shumë e rëndësishme, është një nga kryepersonazhet e letërsisë
".
 
A u vlerësua sa duhet Dritëro Agolli?
Moikom Zeqo: Nga të gjithë shkrimtarët ka pasur një ndjesi popullore më shumë se nga të tjerët. Karakteri i tij, tipi i tij, ka qenë gjithmonë popullor. Mendoj se vlerësimet, populli shqiptar ia ka bërë këtij njeriu. Është e merituar dhe jo të gjithë shkrimtarët janë me këtë njohje që ka Dritëroi në popull. Vërtetë është artikuluar figura e tij si një figurat kryesore të letërsisë moderne shqipe të këtij shekulli, fundit të shekullit të XX dhe fillimi i shek XXI, janë të paktë ata shkrimtarë që kanë pasur këtë lloj vlerësimi.  

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike