Ervin Salianji kërkon drejtimin e PD me lëvizjen që ka nisur. Kështu ka deklaruar juristi Indrit Sefa teksa ka komentuar foltoret që ka bërë në disa qytete ish- deputeti i PD Ervin Salianji.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Sefa tha se Salianji është faktor politik dhe këtë e vërtetoi edhe takimi që zhvilloi në Elbasan me demokratët, ku pati mbështetje të madhe.
‘Është medalje ajo që e ka përjashtuar Salianjin Berisha, se kjo tregon se ke treguar vlera dhe mbështetje tek njerëzit dhe je një faktor politik që rrezikon Berishën. Takimi i Salianjit në Elbasan ishte më i madh se ai i Berishës. Nuk ka ndodhur asgjë Salianji u tregua një politikan që ka arritur pjekurinë e tij. Është medalje për Salianjin përjashtimi. Sot Ervini tregoi një forcë karakteri, bëri në momentin e duhur shkëputjen nga PD. Po Salianji kërkon drejtimin e PD’, tha ai.
Analisti Endri Tafani, tha se PD është e ndarë në dy pjesë, ku një pjesë sipas tij vijon t’i qëndrojë besnik Sali Berishës dhe një tjetër që kërkon ndryshime në parti.
Ai theksoi se brezi i ri i demokratëve nuk dëshirojnë më që Berisha të jetë në krye të PD-së.
‘Derisa s’ka vendim nuk mund të quhesh i vetëpërjashtuar, se s’ka kuptim. Ka një brez në PD që janë besnik të Berishës dhe një brez që janë për ndryshime në PD. Njerëzit që e mbështesin po ulen në numër dhe ata që dalin në protesta sa vijnë dhe ulen, po duhet një ndryshim. Brezi i ri nuk do më që Berisha të jetë në krye të PD. Brezi i ri s’do të qëndrojë në opozitë derisa të vijë momenti që të largohet Berisha, demokratëve u ka ardhur në majë të hundës me të njëjtat figura. Ajo që po ndodh është se të rinjtë si binden më Berishën, të rinjtë shkojnë me Salianjin dhe me Alimehmetin’, tha ai.
Anëtari i FRPD në Durrës, Orest Berberi teksa komentoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u zhvillua sot, tha se në këtë mbledhje u shmang debati me qëllim që të mos i shërbente lëvizjes së Ervin Salianjit.
‘Në mbledhjen e këshillit kombëtar kishte heshtje totale. Mendonin se debati do ti shërbente Salianjit dhe prandaj se kanë bërë. Salianji filloi që ta kundërshtonte Berishën, dalja nga linja dhe retorika e liderit të PD. në foltoren e PD ke deputet që nuk marrin pjesë. Ca pret që të marrin pjesë qytetarë nga Durrësi, nga Elbasani’, tha ai.
Aktivist Fatmir Merkoçi, tha se nuk është ende e qartë nëse Salianji ka krijuar një lëvizje apo po zhvillon takime me demokratët. Sipas tij, PD është një parti që nuk ka vizion politik.
‘Salianji nuk është njeri që është marrë me votë dhe u hoq pa votë. Mua më vjen keq që mungon vizioni politikë i asaj partie dhe ndodh ajo që unë e kam paralajmëruar se është luftë për pushtet mes Salianjit dhe Gaz Bardhit dhe ndodh në Elbasan, aty ku Bardhi ka qenë drejtues politik. Salianji bëri një lëvizje por nuk kishte as program dhe as vizion. Është një lëvizje apo takime? Sepse ka dallim kur bënë një lëvizje dhe kur bënë takime më demokratët’, tha ai.
Juristja Alesia Balliu ka komentuar akuzat e kreut të PD Sali Berisha ndaj Ervin Salianjit, ku kryetari demokrat e akuzoi Salianjin se organizimi i takimit të tij të djeshëm në Elbasan me demokratët është bërë me ndihmën e Suel Çelës, i cili është një eksponent i njohur i botës së krimit.
Në një lidhje Skype, Balliu tha se akuzat e Berishës janë të pabaza dhe se sipas saj, Berisha shpik histori imagjinare për kundërshtarët politikë.
Ajo tha se Berisha u irritua kur pa mbështetjen e Elbasanit ndaj Salianjit, ndërsa lidhjet reale që ka Suel Çela sipas saj janë vetëm me deputetin demokratë Blendi Himçi.
‘Kam qenë pjesëmarrëse në takimin në Elbasan dhe po ashtu jam marrë me organizimin. Lidhjet që krijon Berisha janë imagjinare. Këto janë akuza të pavërteta që s’ka asnjë provë dhe bazë. Ai u irritua kur pa mbështetjen e Elbasanit ndaj Salianjit.
Aty në atë takim ishin demokratë që kanë dhënë kontribut në PD. Ishin të padrejta deklaratat e bëra nga Noka dhe Berisha. Berisha për kundërshtarët shpik histori imagjinare që ekzistojnë në kokën e tij. Nuk e ka përjashtuar Salianjin, por ka shpikur termin vetëpërjashtim, me këtë ai provon se ai është pronar i asaj shpie dhe çdo gjë si thotë ai. Me të vetmin që ka pasur lidhje Suel Çela është Blend Himçi. Salianji është figurë e pastër’, tha ai.
Komente












Salianji ka fuqine e medias dhe nuk eshte qudi ne 2026 behet kryetar i levizjeve opozitare ! Kjo è rrit shume deri ne rrezim te rames ne maj 2026
Përgjigju