Katër familje në qytetin e Rrëshenit banojnë në kushte tepër të vështira. Ato banojnë në një objekt të ish- ndërmarrjes së grumbullimit Rrëshen të adoptuar për banesë.

Dhomat në të cilat banojnë këto familje janë 4x2.  

lezhe

Familja e Artur Gjonajt është e ardhur nga fshati Prosek para shumë vitesh për të gjetur një jetesë normale, por përfundoi në këto ambiente.

lezhe

Problem për familjet që jetojnë në këtë godinë mbetet edhe papunësia.

lezhe

Ata janë detyruar të strehohen aty, pasi e kanë të pamundur që të sigurojnë pagesën e qerqasë, pasi të ardhurat nuk u mjaftojnë as për mbijetesë.

lezhe

Problem për këto familje mbeten edhe ambientet e përbashkëta.

Të katra familjet detyrohen të përdorin tualet të përbashkët. Për shkak edhe të amortizimit banimi në këtë godinë është thuajse e pamundur.

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)