Lezhë, këmba në lumë "ndjek"
penalisht doktorin, ia dha familjes

Lezhë, këmba në lumë penalisht doktorin, ia dha familjes">
LEZHE - Këmba e gjetur në bregdetin e Shëngjimit dy ditë më parë, i përket një 74 vjecari nga fshati Geziq i Mirditës me inicialet M.GJ.

Ky fakt është konfirmuar nga policia e Lezhës, sipas së cilës i moshuari ka kryer një ndëhyrje kirurgjikalë në spitalin e Lezhe, ku i është prerë këmba për shkak të një infeksioni.

Më pas kryeinfermierri i këtij spitali 32 vjecari, Enkeled Gega, në kundërshtim me rregullat ua ka dhënë këmbën familjarëve të të sëmurit.

Këta të fundit rrugës teksa shkonin për në shtëpi janë ndalur te ura Milotit dhe e kanë hedhur këmbën e prerë në ujërat e lumit Mat.

Rrjedha e ujit e ka çuar këmbën në bregdetin Vainit dhe Kunes në Shëngjin ku u gjet nga banorë të zonës, pasi batica e kishtë nxjerr në breg.

Blutë e Lezhës u njoftuan menjëherë për këtë ngjarje dhe pasi morën këmbën e dekompozuar kryen analizat përkatëse dhe verifikimet e nevojshmë deri sa dolën në konkluzionet se kujt i përkiste.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka nisur procedim penal ndaj kryeinfermierit të spitalit të Lezhës Enkeled Gega, i cili në kundërshtim me rregullat i ka dhënë këmbën e prerë familjes.

Këmba e prerë duhej të trajtohej si mbetje spitalore.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro