Lezhë, në 'arrest shtëpie', por lëvizte lirshëm nëpër qytet, arrestohet 30-vjeçari

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë mbrëmjen e sotme në Lezhë, pasi u kap duke thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.

30-vjeçari me inicialet M.V., banues në Shkodër i ishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve"

Megjithatë ai nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës, duke lëvizur lirshëm nëpër qytet. Pas kontrolleve të Policisë, ai u gjet në lëvizje  në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit" në  Lezhë, ku iu vunë prangat..

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

J.SH./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni se do të krijojë situata në PD me mbledhjen e dy Kuvendeve?



×

Lajmi i fundit

John

Afganistani, ferri në tokë! Luftë për të shpëtuar foshnjat e uritura! Mjekja: Nëna po më lutej në maternitet që ta vrisja atë dhe fëmijën e saj se s'kishte si ta ushqente