Zjarri në masivin pyjor mes Kurbinit dhe Matit, digjet një banesë! Ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët

Zjarri i rënë në masivin pyjor mes Kurbinit dhe Matit është përhapur në një sipërfaqe të madhe, kryesisht në fshatin Madhesh të Matit.

Nga flakët është përfshirë dhe një banesë, ndërsa në rrezik është dhe zona e mbrojtur në Shkopet.

Terreni malor e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve ndaj është dashur ndërhyrja me helikopter nga ajri për të shuar flakët

Flakët u shfaqën në orët e drekës dhe dyshohet për zjarrvënie te qëllimshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:24
Dibër/ Zjarr masiv në pyjet e fshatit Madhesh

 

Rreth orës 12.30 të mesditës së sotme,  ka rënë zjarr në pyjet e fshatit Madhesh, njësia administrative Ulëz.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar shërbime të shumta policie, shërbimet e zjarrfikëses dhe një helikopter nga ajri.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të rastit të zjarrvënies.

Xh.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj Trump, eksperti i sigurisë kombëtare: U qëllua nga 120 m largësi, autori i njihte mirë armët! Nuk u ndërhy në kohë

Atentati ndaj Trump, eksperti i sigurisë kombëtare: U qëllua nga 120 m largësi, autori i njihte mirë armët! Nuk u ndërhy në kohë