LGBTI, Donald Lu në një linjë me administratën e Trump, ja postimi në Facebook

LGBTI, Donald Lu në një linjë me administratën e Trump, ja postimi në Facebook

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar pasditen e sotme një postim në Facebook, citimin e një zëdhënësje të Departamentit Amerikan të Shtetit. Heather Nauert zëdhënëse e Departamentit të Shtetit ka thënë që është krenarë që punon në një administratë e cila mbron personat e LGBTI.

Jam krenare që punoj për një administratë e cila e ka thënë me zë të lartë mbështetjen e saj në mbrojtje në personave LGBTI nga dhuna dhe diskriminimi. Qoftë në Muajin e Krenarisë, Ditën Shpirtërore, Ditën Kombëtare të Daljes Hapur, Ditën për Ndërgjegjësimin e Ndërgjinisë, apo Ditën Përkujtimore të Transgjinisë, ne kemi ngritur zërin në mbështetje të plotë të lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të personave LGBTI. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Heather Nauert, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit


(Postimi në Facebook-un e Ambasadës Amerikane në Tiranë)

Kjo është si një lloj përgjigje ndaj reagimeve të shumta të disa politikaneve që Donald Lu nuk është në të njëjtën linjë me administratën e presidentit Trump.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët