Libri i njeriut që shpiku shenjën e barazimit është shitur në ankand për 10 mijë paund

Botimi i parë i “Kështjellës së Dijes” nga Robert Recorde, njeriu që shpiku shenjën e barazimit u publikua në 1556. Kjo ndodhi 8 vite përpara lindjes së Galileo Galileit, babait të astronomisë.

Libri u gjet në një kuti me libra të rrallë dhe u konsiderua një zbulim “i mrekullueshëm”. Jim Spencer nga Hansons Auctioneers tregon për “BBC” se kishte blerë rreth 40 libra të periudhave të ndryshme.

“Ky libër më tërhoqi, kishte një kopertinë druri alegorike dhe ilustrime tërheqëse. Dukej i veçantë”. Ai shton se libri ka humbur disa fletë për shkak të kohës por është i ruajtur mirë.

“Zakonisht për një koleksionist librash kjo do ta ‘skualifikonte’, por meqë është shumë i rrallë dhe i rëndësishëm, mendoj se koleksionistët duhet t’ia anashkalojnë mangësitë dhe ta vlerësojnë fakti që nuk mund ta blejnë askund tjetër”.

Spencer shpjegon edhe rëndësinë e këtij libri. “Recorde ishte një akademik jo shumë i njohur. Të gjithë kanë dëgjuar për Njutonin ose Galileon, por pse jo për të? Ai shpiku shenjën e barazimit dhe i njohu anglezët me simbolet ekzistente të plusit dhe minusit. Megjithatë shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për të për shkak të fundit të tij tragjik sepse vdiq në burg”.

Një kopje e librit të Recorde është shitur në vitin 2007 në ankand për 74.200 Paund.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën