Licensohet për herë të parë mësuesi ndihmës, Shahini: Gjithpërfshirja është prioritet i MASR

Licensohet për herë të parë mësuesi ndihmës, Shahini: Gjithpërfshirja është prioritet i MASR

Foto ilustruese

Edhe nxënësit shqiptare tani do të kenë mundësinë të trajnohen nga një mësues ndihmës. Njoftimi është bërë i ditur nga një postim i ministres së Arsimit Besa Shahini ku shprehet se gjithpërfshirja është prioritet i MASR, duke e quajtur atë si në pikë kyçe për avancimin e mëtejshëm në arsim.

“Gjithpërfshirja është dhe do të mbetet prioritet madhor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në këtë kuadër, kemi ecur më tej duke licencuar për herë të parë mësuesin ndihmës në profilin “Arsim Special”, sepse besojmë fuqishëm se mësuesit ndihmës të mirë-përgatitur janë shtyllë bazë në avancimin e këtij prioriteti,”- thotë  Shahini. 

Në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar  aktualisht janë rreth 1,090 mësues ndihmës, numri i tyre po vjen duke u rritur vit pas viti duke ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të nxënësve me aftësi ndryshe në sistemin arsimor.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille