Lida Miraj: Në ministri s'e dinë
ç'është rikostruksion e restaurim

Lida Miraj: Në ministri s'e dinë<br />ç'është rikostruksion e restaurim
TIRANË - Një artikull për arkeologjinë shqiptare në revistën prestigjioze “Antiquity” nr. 67 shërbeu si shtysë për intervistën me arkeologen e njohur Lida Miraj. Kanë kaluar 23 vjet nga botimi i një artikulli në Mars 1993, kur dy specialistë të njohur shqiptarë të arkeologjisë, Lida Miraj dhe Moikom Zeqo, botuan një shkrim plot shpresë për ndryshimet konceptuale në arkeologjinë shqiptare.

Pas rrëzimit të komunizmit priteshin ndryshime të mëdha, që arkeologjia shqiptare të ishte si një pjesë e pandarë e zhvillimeve të trashëgimisë kulturore evropiane. “Por a u arritën të realizoheshin ndryshimet konceptuale në arkeologjinë shqiptare?”, shtron pyetjen Lida Miraj, ndërsa rikujton artikullin në revistën prestigjioze të Kembrixhit. Dhe në intervistën për Shqiptarja.com, Lida Miraj shkon përtej pyetjes së saj.

Ja një shembull, një nga kuadrot e larta të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, nuk e di qe termi ‘rikonstruksion’ dhe termi ‘restaurim’ janë dy gjera të ndryshme dhe shkruan: “Përfundon restaurimi/ rikonstruksioni i shtëpisë se Shkrimtarit të Madh KADARE nën kujdesin e MK dhe UNESCO, pas një "kalvari" 10-vjeçar!!!”.

Gazeta mëson se këto i ka shkruar Zhuljeta Harasani Sina, drejtore Trashëgimisë Kulturore në MK, pak ditë më parë kur festohej 80-vjetori i shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër. “Unë pyeta studentët e vitit të dytë nëse e dinin këtë ndryshim terminologjie elementare dhe, çdo student e dinte”, thotë Miraj, duke shtuar edhe raste të tjera. Por, vallë sa drejtues që nuk njohin konceptet e trashëgimisë drejtojnë aktualisht në Ministrinë e Kulturës? Sa ndikon kjo në rrjedhën e shkatërrimeve të veprave arkeologjike, që një hark kohor prej 23 vjetësh po na vrasin sytë e ndërgjegjen.
 
Zonja Miraj, revista prestigjioze “Antiquity” në nr. 67, 1993 ka një artikull të shkruar nga ju dhe prof. Moikom Zeqo. Si shkoi ky shkrim atje?
-Në fund të vitit 1992 na u kërkuan një mendim nga revista prestigjioze “Antiquity”, në Cambridge (Kembrixh), dhe në mars të vitit 1993 u botuan disa mendime tonat për arkeologjinë shqiptare. Ishte koha kur kishim shpresa për ndryshime pozitive dhe ndryshime konceptuale në arkeologjinë shqiptare. Aty u shkrua në një mënyrë të sintetizuar se çfarë mendonim të ndryshonte në arkeologjinë shqiptare. Si do të organizoheshin institucionet e trashëgimisë dhe, në fakt, u arritën disa gjëra si bashkimi i muzeve arkeologjikë me Institutin e Arkeologjisë.

Dua të kujtoj se që në vitin 1982 është organizuar një kurs specializimi pasuniversitar për arkeologjinë dhe historinë antike të Shqipërisë, që drejtohej nga profesorët tanë të nderuar, që ishin arkeologë të shkëlqyer, si Frano Prendi, Selim Islami, Skënder Anamali, Aleksandra Mano, Dhimosten Budina, Hena Spahiu, etj. U ngritën bërthamat arkeologjike në të gjitha rrethet. Gjithë grupi i specializuar punoi secili në rrethin e vet duke patur vartësi direkte nga Instituti i Arkeologjisë. Kjo solli një reformë pozitive ku u bashkuan muzetë e arkeologjisë me Institutin e Arkeologjisë. Gjithë grupi që u diplomua për arkeologji punoi me dedikim në gërmime arkeologjike dhe në botimet shkencore. Unë kam thënë gjithmonë që Instituti Arkeologjisë dhe Instituti i Monumenteve duhet të jenë dy sektorë të drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, e për pasojë të jenë të varur nga Ministria e Kulturës.
 
Ju po na jepni një imazh se sa shumë arkeologë e specialistë të shquar kemi pasur dhe sot na mungojnë. Mund të na tregoni disa nga veprat e tyre?
-Le ta fillojmë konkretisht me Prof. Hasan Cekën, që shkroi vepra për historinë antike, më Prof. Skënder Anamalin që ka bërë gërmime të shkëlqyera në Koman dhe ka botuar pa fund për Antikitetin e Vonë në Shqipëri, ka gërmuar e ka botuar kulturën e Komanit; Prof. Selim Islami që ka shkruar për historinë e ilirëve; Prof. Frano Prendi që shkroi tezat themelore për prehistorinë. Nuk duhet harruar Dhimosten Budina që zbuloi Antigonenë; Buhran Dautaj që zbuloi Dimalin; Aleksandra Mano me studimet për Apoloninë që i ka jashtëzakonisht të sakta.

Domethënë ishte një plejadë arkeologësh me kontribute shumë të mëdha, nëse nuk harroj ndonjë tjetër. Marrëdhëniet mes IMK me IA po shkojnë drejt një ndarjeje përfundimtare apo drejt një bashkimi? -Edhe në kohën kur kam punuar në Institutin e Arkeologjisë, IMK varej nga Ministria e Kulturës dhe IA nga Akademia e Shkencave, por në atë kohë ne kemi pasur ekspedita të përbashkëta. Gjithmonë kur bëheshin gërmime ishin prezentë punonjës të specializuar të IMK. Duhet të përmend Koço Zhegun, Emin Rizën, Lazër Papajanin, Aleksander Meksin, Pirro Thomon, Gjerak Karaiskaj, Valter Shtylla, Guri Panin, etj. Në Institutin e Monumenteve s’ka më restauratorë të ndërtimit, është vetëm Agron Islami që është restaurator për mozaikët dhe nuk ka asnjë tjetër.
 
Kryetari i Akademisë, Myzafer Korkuti, thotë se Instituti i Arkeologjisë duhet të jenë të varësi të Akademisë së Shkencave?
-Pse? Mendoj se kjo është ide e gabuar. Gjithë bota e qytetëruar trashëgiminë kulturore e ka nën drejtimin e Ministrisë së Kulturës, sepse nuk mund të jetë një degë tjetër. Materialet, gërmimet shkojnë në IMK, nuk shkojnë në ASHSH.
 
Çfarë i pengoi pas ‘93-shit vizionet e specialistëve të shkruara në atë revistë?
-Ka shumë shpjegime pse nuk u bënë. Ka munguar dëshira nga drejtuesit e vendit, nga drejtuesit e institucioneve qendrore. Është një çorganizim shumë i organizuar, për ta lënë të çorganizuar.
 
Mendon se bëhet qëllimisht?
-S’arrij ta kuptoj, por bëhet gjithçka për ta çorganizuar. Për shembull, mua më duket absurde që Muzeu Arkeologjik i Durrësit të quhet ‘Sektor’ i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare (DRKK). Muzeu nuk duhet të quhet sektor, duhet të quhet vetëm muze. Aq më keq që këto “drejtoritë rajonale” s’kanë profesionistë të fushës. Por këto emërtime vijnë nga disa drejtues injorantë të institucioneve shqiptare. Muzeu Arkeologjik ka një drejtor ‘sektori’, por që gjithsesi drejtori duhet të jetë specialist e jo i ashtuquajtur ‘menaxher’.

Në vitet ’80-‘90 mundet që drejtori të mos ishte arkeologu më i mirë, por drejtori ishte arkeolog. Drejtorit të një institucioni siç është Muzeu Arkeologjik i duhet të prezantohet me studiues të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës e duhet patjetër të dijë të mendojë e të flas me profesionalizëm. Në të gjithë botën, sidomos institucionet e kulturës drejtohen nga personalitetet me kontribute të fushës. Si e komentoni rastin e një monumenti që gërmohet dhe pastaj lihet të shkatërrohet në mëshirë të fatit? -Sepse nuk zbatohet asnjë rregull në këtë punë. Është një rregull që e di çdo student i arkeologjisë se; në qoftë se kemi gërmime arkeologjike dhe nuk kemi mundësi për t’i mbrojtur, i hidhet dheu sipër e mbulohet duke u vendosur një shenjë që monumenti të mos preket. Kështu është bërë në çdo kohë.

Por ç’ndodh? Ka disa gërmime arkeologjike, dhe është “shpikur” një term që quhet “gërmime shpëtimi” pas të cilave lejohet të bëhet ndërtimi sipër. Ky mund të quhet vetëm gërmim varrimi, e jo gërmim shpëtimi. Por këtu punonjësit e Ministrisë së Kulturës ngatërrojnë restaurimin me rikonstruksionin, si me shtëpinë e Kadaresë. Unë pyeta studentët nëse e dinin këtë dhe çdo student e dinte. “Sot kam parë një video të titulluar: "Rindërtimi arkeologjik 3-D i teatrit romak të qytetit antik të Butrintit, pasuri Botërore e Unesco-s" (3-D Archaelogican Reconstruction of Roman Theatre in the Acient City of Butrint WH-site). Projekt i financuar nga UNESCO. E para nuk ekziston termi Rindërtim arkeologjik e as Archaelogical Reconstruction. E dyta Teatri i Butrintit nuk është ‘Teatri Romak e as Roman Theatre E treat 3-D ishte totalisht gabim.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë