ELBASAN-Kryetari i komunës Stravaj Ardian Zeneli është lënë i lirë nga gjykata pasi kjo e fundit e ka vlerësuar arrestimin e tij të paligjshëm në vlerësimin e masës së sigurisë. Gjyqtari Ramazan Avdiaj vendosi që kryekomunari të lihet i lirë pasi ka shqyrtuar të gjithë provat dhe materialet shkresore, ndërsa prokurorja Enkelejda Millonaj kërkoi “arrest me burg 60 ditë” deri në përfundim të hetimeve.

ardian zeneli

Akuza e ngritur ndaj Zenelit ishte shpërdorim detyre dhe kjo sipas avokatit mbrojtës Bajram Stafa nuk u vërtetua nga prokuroria me anë të provave të grumbulluara. Ai theksoi se dosja hetimore është dorëzuar qysh në  12.07.2014 dhe arrestimi është bërë gati pas dy muajsh dhe për këtë arsye ai është lënë i lirë. 

ardian zeneli

Kryetari i komunës Stravaj Ardjan Zeneli u arrestua tre ditë më parë nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai akuzohet së bashku me administratorin e firmës “Shqiponja 06”, se kanë përfituar kontributet e dhëna nga shteti për investime publike dhe kanë fshehur të ardhurat. Gjithsesi hetimet pritet të vazhdojnë nga prokuroria në bashkëpunim me seksionin kundër krimit ekonomik pasi në dosjen hetimore akuzohet për përvetësim të një fondi prej 1 miliardë lekësh të vjetra për investime të lëvruara, por që në terren nuk janë realizuar.

ardian zeneli
 
 Redaksia Online