Linda Halimi: Do vij te ju me fantazi të egra

Linda Halimi: Do vij te ju me fantazi të egra
Stina e verës është periudha kur këngëtarët janë më shumë produktiv si përsa i përket koncerteve dhe po ashtu edhe klipeve të reja. Edhe këngëtarja e njohur kosovare Linda Halimi sapo ka përfunduar realizmin e klipit të saj më të fundit “I just wanna…”.

Sipas një publikimi të vet këngëtares në faqen e saj zyrtare në facebook klipi nuk do të mund të shihet nga persona nën moshën 18-vjeç. “Mbrëmë përfunduan xhirimet e videoklipit "I just wanna..." me shumë sukses dhe energji e punë të palodhshme me gjithë stafin e mrekullueshëm dhe Video-produksionin "Imagine" .

 -Videoklip që do të ndalohet të shihet nën moshën 18 vjeç.Videoklipi do të publikohet premierë në kanalin tim zyrtar në Youtube , më pastaj në Faqen zyrtare në Facebook , pastaj në muajin dhjetor në disa kanale muzikore në Usa. Falemnderit për përkrahjen dhe dashurinë.Ky videoklip do t'ju zhvillojë fantazi të egra..,”-ka shkruar Halimi.

Këngëtarja është duke zhvilluar gjithashtu aktivitetin e saj privat duke hapur më shumë qendra dobësimi në qytete të ndryshme.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të