Këngëtarja Linda Halimi nuk ka të ndalur me shkrimin e profileve të saj në Facebook, që si duket është bërë e vetmja mënyrë që ajo të komunikon me publikun.

Ditë më parë këngëtarja tha se është e lumtur në lidhjen e saj, pas thashethemeve se ajo është martuar me Big D, reperin amerikan, tani ajo ka shkruar një profil tjetër në Facebook-un e saj dhe atë në gjuhën angleze.

“Ne shqiptarët jemi popull i çuditshëm”, ka shkruar Linda në këtë mesazh. “Kur një mashkull është i suksesshëm – ata e quajnë atë homoseksual, kurse kur një grua është e suksesshme ata thonë; E kisha në duar këtë bushtër kur nuk ishte askush (përkthimi: do të kisha dashur të flija më të)”.

Këngëtarja më poshtë shkruan “Dëshiroj të di pse lavdëroni vetveten dhe thoni një gënjeshtër. Mendoj se e vërteta është se ne nuk jemi ende në hartë, pra sa poshtë jemi”.
Su/ Shqiptarja.com