Linda Morina: Mua më lusin meshkuj
më të mirë se Brad Pitt, por i refuzoj

Linda Morina: Mua më lusin meshkuj<br />më të mirë se Brad Pitt, por i refuzoj
Këngëtarja nga Kosova, Linda Morina ka qenë pjesë e emisionit ‘’ Da’Sara Show’’ në Report Tv.

Në një intervistë ndryshe, plot humor dhe të qeshura, Linda ju përgjigj pyetjeve të Dasarës.

Linda u shpreh se ka shumë oferta nga meshkujt, biles më të mirë se aktori më famë botërore Brad Pitt, por që ajo i refuzon. 

‘’Mua më bëjnë oferta, meshkujt më të mirë se Brad Pitt, por i refuzoj’’, deklaroi Linda.

E pyetur për mashkullin e ëndrrave, Linda deklaroi se ai duhet të jetë i fortë, luftëtar dhe të mos e tradhtojë.

''Ai duhet të jetë luftëtar, edhe të mos më tradhtojë. I urrej tradhtarët'', u shpreh Linda. 

Linda Morina deklaroi gjithashtu se për momentin është e fokusuar tek karriera dhe se nuk e ka mendjen për t’u martuar.

Ajo ka marrë vizën nga ambasada dhe të hënën do të udhëtojë drejt Gjermanisë për një koncert ku është e ftuar së bashku me Noizy-n.  

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital