Lini, fshati që për pak mund të ishte turistik…

Lini, fshati që për pak mund të ishte turistik…

Skema rrugore e fshatit Lin ka gjithnjë perspektivë nga liqeri, siç do ta “vuloste” i madh Lasgush. Lini njihet si rrjet rrugor antik, por edhe modern. Të gjitha ulicat shohin nga uji dhe nga qielli dhe në mes të fshatit gjendet kisha.

Në fakt, fshatin e sheh që kur rruga kryesore zë e dredhon për tu derdhur drejt qytetit të Po(g)radecit. Kuriozët e shohin me makina të parkuara, nga lart. Ndërsa marrim rrugën për tu futur në krahun që të çon drejt Linit, përpara na e pret udhën, hekurudha. Zbres dhe kërkoj një vend ku mund të bëj një fotografi. Rrallë mund të të bjerë mundësia nëpër Evropë të ndalosh në mes të shinave të trenit, pa pasur frikë se mos të ndalon njeri për terrorizëm, apo sëmundje mendore, dhe akoma më rrallë ndodh që nëpër shina të mos kalojë treni. Por kjo nuk është tema që më intereson. Zakonisht gjëra që nuk i di, apo për të cilat nuk kam zgjidhje individuale i anashkaloj.

Rrugës drejt fshatit njerëzit janë të vendosur ngjitur me muret, në këmbë. Ca duken sikur presin tu vijnë mysafirë, ca duken sikur presin turistë, ca thjeshtë duken. Fytyra të kohës së realizmit socialist. Me përpjekje për ta bërë fshatin e tyre turistik dhe këto përpjekje ndjehen nga do. Tre djem me biçikletë më thërrasin: O teta, kape, teta. E kanë fjalën për fotografinë. Ata nxitojnë mu përpara turinjve të mi dhe unë nuk i kap dot. Por, pak më vonë, “kap” dy djem që hanë akullore.

Në hyrje të fshatit bien në sy “parulla” turistike “Welcome, souvenir shop”, që u kanë zënë vendin atyre të tipit “Ta bëjmë fshatin si qytetin”. Gati- gati më duket sikur e dëgjoj. Bën vapë ndaj edhe ulicat janë të zbrazura. Kjo më jep mundësi të rris “vigjilencën” dhe ta kem fshatin “timin.

Përpara një porte, ballkonin e shtëpisë së të cilës e “rëndojnë“ lulet e borës qëndron ulur një grua, me moshë të papërcaktuar, siç janë, në këndvështrimin tim, shumica e grave të fshatit.

- A mund të bëj një fotografi, - e pyes dhe ajo pyetjen time e kupton si: “A mund të të bëj një fotografi? dhe më përgjigjet.

- Ja, të rregullohem pak.

- Atëherë, - i them, edhe nuses që ka nxjerrë kokën tek pragu i dyqanit që në kohën kur isha unë fëmijë do të ishte quajtur “Artikuj të përzjerë“ (aq të përzjerë sa (nuk) të përzihej). Dalim bashkë në fotografi.

Dhe kështu shtohet edhe një fotografi mes njerëzve, të cilët më pas marrin “jetë“ në skicat e tregimet e mia.

Shtëpitë e fshatit janë në orarin e pushimit. Kortinkat janë të mbyllura, oborret janë pastruar (ndonëse ky fshat nuk e ka pasur namin e pastërtisë, tani mendoj që ky nam është larguar). Shtëpitë janë të gjitha të ndërtuara me të njëjtin lloj guri, së paku për syrin tim.

Të gjitha shtëpitë “përfundojnë“ në gjol. Bashtat e hapura, mbushur me mullaga, e bimë erëmira. Poshtë një ballkoni më zë syri edhe aparatin e KESH-it që mat energjinë që harxhojnë konsumatorët. Vile rrushi varen nga ballkonet. Dhe në fund të ulicës përballesh me të madhërishmin gjol dhe varkat me ngjyra që qëndrojnë në pritje.

Përpara shtëpive tashmë gjen të pranishëm përpjekje të tjera turistike. Në gjuhë të huaj, anglisht, italisht dhe ndonjë gjuhë tjetër kupton që shtëpia jepet me qira. Madje edhe dhomat jepen me qira. Tek njëra prej tyre, gati-gati përballë kishës më del përpara një grua simpatike, me flokë kaçurrele.

- Come inside, please.

- Jam shqiptare, - i them.

- Eja brenda, eja shiko të lutem. Dhe nuk e zgjat por më prin udhën drejt ulicës që të nxjerr në gjol. Një vazo e madhe me mullaga. Një govatë e zbrazur që duhej të kishte pasur rrobat që ishin larë e pastaj ishin tharë. Në tela kishin mbetur vetëm kapsat, plastike, me ngjyra.

Tek “Shoqja nga fshati”, Robert Ndrenika, në rolin e postierit të fshatit, kur i zuri vendin Malos dhe kërkonte martonte të bijën larg fshatit, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte, ai thoshte: -Ah, kemi ecur shumë përpara. Unë tët ëmë vetëm natën e dasmës e takova, dhe nuk u ankova.

Edhe ne kemi ecur përpara, me plastikën…

Roza, ashtu e quajnë gruan me kaçurrele me nxjerr deri tek bregu i gjolit. Një tavolinë mbuluar me një centro të madhe, të punuar me grep.

- Ju bëj edhe drekë po të doni- më thotë.

- Kësaj here, kemi studim tereni, - i them me të qeshur.- Ndoshta tjetër herë.

Të gjithë përpiqen të jetojnë në Lin. Dhe kjo ndjehet dhe në lëvizjet e fëmijëve që ndihmojnë gjyshet në punët e shtëpisë, apo prindërit të shesin produkte të ndryshme.

Kisha e ka portën të mbyllur dhe kjo nuk habit njeri. Në fshat kështu ndodh. Ka kisha me porta gjithmonë të hapura, të tjera jo. Siç ka edhe shtëpi të vjetra, por ka edhe shtëpi, akoma më të vjetra.

Lini është një fshat që gjithsesi do vizituar. Qoftë, edhe për të vërtetuar që këto që kam shkruar janë të vërteta, por edhe për të “prekur” nga afër këta njerëz të fisëm, në një fshat të mençur të vendosur në rrëzë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KIRI: 30/07/2019 00:20

    TURP I MADH,,,PO SI NUK LATTE GJE PA SHKATARRUAR ,,MOR KATUNARE TE POSHTER,,,,MOR AMAN,,DURRESIN,,VLOREN,SHENGJININ,,SARANDEN E BETONUAT ME PALLATE,,NE VEND QE TE BENIN HOTELE,,,,POR BANORET E LINIT VAZHDUAN SHKATARRIMIN ALLA --SHQIPTAR TE BREGDETIT,,,EDHE KETA NE LIQEN VIJNE DERI TEK VIJA E UJIT ME KANGJELLA DHE BETON,,,NE VEND TE BENIN NJE SHETITORE ATY TE BUKUR QE NJEREZIT TE SHETISNIN DHE TE LAHESHIN LINARET FUSIN BETON DHE KANGJELLA,,,SHETITORJA TE BEHEJ 20 M LARG VIJES TE UJIT,,,ZOTI JU MALLKOFTE ISHALLAH,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela