Lirimi i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg

Lirimi  i Saimir Tahirit duhet të ishte bërë më herët. Ky ka qenë konkluzioni i avokatit Idajet Beqiri në Report Tv. I pyetur nga gazetarja, Besmira Pelushaj Beqiri tha se Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë por të vonuar për shkak të politizimit të çështjes. Pra, sipas tij retorika politike nuk ka lënë drejtësinë të veprojë siç duhet.

“Prokuroritë këtu tek ne marrin një pozicion të gabuar, që i bie ndesh ligjit. Prokurori ishte korrekt dhe i ka dhënë këtë masë. Vetëm se ishte ministër u fut në burg, se po të ishte qytetar i thjeshtë do ishte me kusht. Kjo do të thotë që politika këtu dëmton sistemin e drejtësisë. Me ashpërsi ne kemi rritur kriminalitetin. Duhet të zbusim shpirtin dhe konceptin tonë për ligjin dhe të drejtën etj. Burgu nuk zgjidh çdo gjë.”- tha Beqiri.

Edhe sipas gazetarit Arbër Hoxha vendimi i Gjykatës ka qenë në përputhje të plotë me ligjin. Edhe sipas tij lirimi i tij do duhej të ishte bërë më herët.

“S’ka asgjë të jashtëzakonshme. Është proces standard nga Gjykata. Kjo vendimmarrje është në përputhje të plotë me ligjin. Duhet të ishte liruar më herët.”- tha Hoxha.

Beqiri ka patur edhe një koment për deklaratën e Berishës lidhur me lirimin e Tahirit. Beqiri thotë që mos të flasë para kohe, pasi edhe Shkelzen Berisha do të futet në burg dhe drejtësia do duhet të bëjë punën e saj.

“Do qëndrojë në shtëpi në ato kushte që i ka thënë gjykata dhe që ka marrëveshje ai nga shërbimi i provës. Nuk ka detyrim të shkojë. Dëgjova këto deklaratat e Berishës janë çmenduri, që i bëjnë njerëz që na kanë drejtuar. Mos u fut në këto probleme se nuk janë as të pozitës, as të opozitës. Janë probleme të drejtësisë, lërë të veprojë. Lërë se të bie në kokë, do të futet në burg nesër Shkëlzeni. Do të bjerë vetë ky hall mbi kokë.”-thotë Beqiri.

Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK pasi emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve.

Vetë Shkëlzen Berisha është shprehur ‘i habitur’ jashtë SPAK në prononcimin e tij për mediat, teksa thotë se nuk e kupton se si ka mundësi që të njëjtët prokurorë që para 15 vitesh (Kur babai i tij ishte Kryeministër) mendonin se ai nuk kishte lidhje me këtë çështje dhe tani pas 15 vitesh mendojnë ndryshe për të.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj-Çorrush: 03/06/2023 11:00

    OK IB: 1.ST u dënua politikisht kryesisht nga shpifjet e orkestruar nga MEDJET 99 % BERISHTE,Pasi i shëmbi LAZARATIN e ligjëruar prej tij me VKM. 2.Ambasada e Rr.Elbasanit (LUU,KIM) ishte goditje e qeverisë RAMA për të thën se SPAK po bëhet,në faktë zero bileta Sb,Im,Lb,Mk,Fm.. 3.Edhe Edi Rama e lëshoi ST mish për qënt e rrugës pasi profesorët e drogës të Sb që dolën nga burgu nga gjyqtarët e Sb kultivuan më shumë drogë,që ST i duheshin mbi 1.500.000 polic për ta kontrolluar..! 4.Ab sulmoi me TOP 3 MB të Qeverisë Rama me qëllim për ta rrëzuar.Thirrja në ndihmë e KM Albin Kurtit për të krijuar L/VV në Tiranë dhe kandidimi i 3 personave për deputet në Tiranë,Lezhë e Gjirokastër e tregon këtë. 5.Ndryshimi masës për ST është i vonuar,Pasi për ST nuk ka asnjë provë përvetsimi €,$,l..! 6.Goditja vetëm MAJTAS po diskrediton SPAK i tredhur nga Sb 92. 7.Deklarata e KIM se ST nuk duhej liruar tregon se Ajo po e kupton se SPAK(DREJTËSIA E RE ME MONITORIM TË SHBA KA DËSHTUAR QËKUTSE SB,IM,LB,FM,MK TALLEN ME DASH) 8.9 herë është shtyrë gjyqi Salianit (BABALES PËR SHPIFJE),7 HER GJYQI I TROPOJANIT PAPLEKA QË VRAU ME URDHËR TË GAZ BARDHIT DR.XHUVANIN NË 21 PRILL 2021 ELBASAN.Qindra dosje flën gjum në SPAK për kupolën kriminale 32 vjeçare Sb,Im familjarisht dhe me Aleatët.TURP PËR SPAK me drejtues MALOKAR-Shkodran e Dibran që tremben nga LEPURI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025