TIRANË- Pas dy viteve ne krye të burgjeve, qeveria liroi nga detyra, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose, duke emëruar në vend të tij Adriatik Kupin. Qose u emërua në krye të Burgjeve në mars të vitit 2024 në një periudhë kur Ministria e Drejtësisë drejtohej nga Ulsi Manja. Më herët kishte mbajtur funksione brenda sistemit të burgjeve, si drejtori i Shërbimit të Provës dhe i Kontrollit të Brendshëm.
Drejtori i ri vjen nga administrata publike. Ai ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë dhe ka qenë administrator i Njësisë Administrative Petrelë në Tiranë. Ndryshimet në krye të Drejtorisë së Burgjeve vijnë pas emërimit të Toni Gogut si ministër i Drejtësisë, pas largimit nga ky post të Besfort Llamallarit.
Në 13 vitet e pushtetit të PS, 9 drejtorë Burgjesh
Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 2013, në krye të Drejtorisë së Burgjeve janë emëruar 9 drejtorë. Drejtori me jetëgjatësinë më të madhe rezulton Artur Zoto (2 vite e 9 muaj). Zoto është i pari drejtor që u emërua nga socialistët më 5 tetor 2013 dhe e mbajti këtë detyrë deri më 16 korrik 2016. Zoto u arrestua në vitin 2017 nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorimit të detyrës pasi nga hetimet e akuzës ai u dyshua se përfitoi para për tenderët e ushqimeve në burgje. Por, në shtator 2018 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e shpalli Zoton të pafajshëm.
Pas tij, në këtë detyrë u emërua Miklovan Kopani i cili e mbajti postin për një periudhë 10 mujore dhe u pasua nga Arjan Hoxha. Ky i fundit është edhe drejtori më jetë shkurtër në Drejtorinë e Burgjeve, i emëruar në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017 dhe qëndroi në detyrë për vetëm 2 muaj.
Më 20 korrik 2017, drejtimi i Burgjeve iu besua ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili qëndroi në detyrë për 1 vit e 1 muaj. Edhe Çuko si Zoto u arrestua pas akuzave se u merrte të burgosurve deri në 3000 euro ryshfet kundrejt dhënies së lejeve dhe transferimeve. Por, në janar 2020 Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm.
Pas tij në detyrë erdhi Stefan Çipa, për një periudhë 5 mujore. Ai qenë më parë kryebashkiak i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002.
Edhe Agim Ismaili futet në listët e drejtorëve jetë gjatë. Ai u emërua në këtë detyrë më 6 shkurt 2019 dhe u lirua më 20 dhjetor 2021 kur u zëvendësua nga Admir Abrija, i cili ka qenë edhe Prefekt i Tiranës dhe drejtor i Policisë Kufitare në Kakavijë. Gjatë kohës që Abrija drejtori Burgjet ndodhi edhe vrasja me pagesë brenda në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja.
Abrija u pasua nga Klevis Qose, i cili u emërua më 13 mars 2024 dhe qëndroi në detyrë për 2 vite. Periudhë në të cilën ndodhi edhe arratisja e kriminelit Altin Ndoci më 13 janar nga spitali i Durrësit, i cili doli nga qelia për vizitë, por ende sot nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Komente













Nje Drejtor qe beri reforme dhe la gjurme ky esht .
PërgjigjuNormal qe do ndrrohen se do pasurohen te gjithe miqte e qokave te pushtetit! Per info: nje drejtor i pergjithshem i burgjeve ne muaj merr 300-500 mije euro, nga ku futen, futje celularesh, futje ushqimesh, futje femrash, takime jashte rradhe, takime me njerez jo familjare, takime speciale te shpeshta, tranferime sipas deshires ne burgje te ndryshme, marrje dhome vetem, marrje dhome dyshe, palester ne nje dhome boshe personale, paisje elektronike te ndaluara, leje cdo fundjave, leje jashte plani, leje per arsye mjeksore ne klinika private, dhe e fundit qe sdo ta besoni, xhiro me makine neper qytet..
Përgjigju