Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,që hiqet si ithtar i luftës ndaj krimit, ka një CV të mirë në kur vjen puna të lidhjet e tij me personat e botës së krimit ose ata qe e kane shlyer denimin, të cilët jo vetëm i takon rregullisht, por i vendos në disa raste edhe kryetarë partishë, ose me keq akoma, ndërhyn që ata të dalin nga burgu ku vuajnë dënimin.

Më poshtë, po ju sjellim rastet më ‘pikante’ të kryedemokratit Basha, i cili i ka intensifikuar marrëdhëniet me njerëz të botës së errët, Brenda dhe jashtë vendit.

Ja disa raste të raportuara gjerësisht në media:

Rasti i parë është ai i Arben Xibrit, që dyshohet të jetë dhe organizatori i trafikimit të 130 kg lëndësh narkotike.

 

Arben Xibri, eshte nje person i afert me kryetarin e Partise Demokratike Lulzim Basha sic shikohet dhe nga fotoja e tij ne Facebook.

Një tjetër rast i rëndë është ai i Shpëtim Likës nga Rremulli i Matit. Para 3 vitesh, tre ton hashash u zbuluan në një magazinë në një magazinë, në fshatin Rremull. Magazina ku u gjet sasia e drogës është në pronësi të shtetasit Shpëtim Lika, banor i fshatit Rremull, të rrethit të Matit, i cili është shpallur në kërkim.

  

Shqiptarja.com zbulon se, autori i dyshuar i kësaj bime narkotike, shtetasi Shpëtim Lika, 45 vjeç, ka qenë kryetar i PD-së në ish-komunën Rukaj.

Tetor 2018: Deputeti socialist Taulant Balla publikoi fotot e Lulzim Bashës, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha me një të arrestuar për trafik droge 7 vite më pare, te quajtur Oligert Musta .

    

Oligert Musta është arrestuar në vitin 2011 pasi në automjetin ku ai udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë u gjet një sasi kanabisi e cila po trafikohej, ndërsa iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë.

NENTOR 2018: CNA.al tregon lidhjet e Lulzim Bashës me persona të inkriminuar. Rasti më i fundit është zgjedhja e kreut të PD-së së Patosit. Sipas portalit ne fjalë, Shezai Sinanaj, i cili në 30 tetor 2015 u arrestua nga policia për trafik droge, tashmë është zgjedhur nga Lulzim Basha në krye të PD-së së Patosit. Nga ana tjetër, kujtojmë edhe Dritan Shorajn, i cili u arrestua pak kohë më parë nga policia, pasi rezultonte i dënuar në Itali me 4 vite e 20 ditë burg për trafik droge.

FOTOT:

 

Nga ana tjetër kemi lidhjet e Lulzim Bashës me Lev Aslan, një biznesmen i cili u arrestua nga FBI në fillim të muajit shtator pasi akuzohet për mospagim taksash, evasion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash. Arrestimi i tij u bë në momentin që Aslan po tentonte të arratisej drejt Turqisë.

Lev Aslan ose Levon Termendzhyan është një nga biznesmenët e lidhur dhe partnerë në biznes me Ekim Alptekin. Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Basha miqësinë dhe afërsinë familjare me Alptekin e ka pranuar live në emisionin Opinion në Tv Klan, gati një vit më parë./ Lexo.al