KATAR 2022/ SHBA-ja shumë e lehtë për Holandën, 3 gola dërgojnë 'Tulipanët' në çerekfinale përballë Argjentinës (VIDEO)

FT/ Holandë 3-1 SHBA (Depay 10', Blind 45+1', Dumfries 81' / Wright 76')

Holanda fitoi 3-1 me SHBA-në në turin e 1/8 të Kupës së Botës duke gjetur në çerekfinale Argjentinën. Në "Khalifa International Stadium" të Dohas, skuadra e van Gaal dominoi ndeshjen kundër amerikanëve, duke kaluar në fazën çerekfinale. Tanimë "Tulipanët" janë mes tetë skuadrave më të mira në botë, duke pritur ndeshjen kundër Argjentinës që fitoi me Australinë.

Dueli nisi mirë për "Tulipanët" që kaluan në avantazh me golin e Depay pas vetëm 10 minutave lojë. Një aksion i bukur nga e djathta e sulmit dhe asisti i Dumfries sollën golin që zhbllokoi ndeshjen. Në fundin e pjesës së parë, Blind "blindoi" rezultatin. Sërish Dumfries me një tjetër asist. Në minutën e 76 SHBA do hapte ndeshjen me golin e Wright, ndërsa festa e amerikanëve do zgjaste vetëm pesë minuta pasi Dumfries këtë herë do e dërgonte vetë topin në rrjetë për 3-1. Dy asiste dhe një gol për mbrojtësin e Inter që shkëlqeu në këtë duel duke dërguar të tijtë në çerekfinale.

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:42
VIDEO/ Dy asiste dhe gol, Dumfries dërgon Holandën në turin tjetër

81' / Holandë 3-1 SHBA. Dumfries shënon golin e tretë për Holandën duke dërguar "Tulipanët" në tetë skuadrat më të mira në botë. Pas dy asisteve në këtë duel, mbrojtësi i Inter gjen edhe golin.

Ora 17:35
VIDEO/ 14 minuta nga fundi, SHBA rihap ndeshjen kundër Holandës

76' / Holandë 2-1 SHBA. Amerikanët rihapin ndeshjen në minutën e 76. Wright pas një rrëmuje në zonë shkurton shifrat dhe i bën më emocionuese minutat e mbetura. Asist nga Pulisic.

Ora 16:50
VIDEO/ Holanda Blind-on kualifikimin, SHBA pëson dy gola në pjesën e parë

45+1' / Holandë 2-0 SHBA. Holanda shënon golin e dytë me Blind. Në minutën e 45+1 sërish një aksion nga e djathta bën që Dumfries të asistojë për të dytën herë këtë ndeshje.

Ora 16:38
VIDEO/ Faza me eleminim direkt nis me gol, Holanda i shënon SHBA-së pas 10 minutash lojë

10' / Holandë 1-0 SHBA. Holanda gjen golin e avantazhit pas 10 minutash lojë. Aksioni nga e djathta e sulmit dhe asisti i Dumfries bënë që Depay të shënonte golin e parë të ndeshjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ende në luftë, por solidarizohet me Turqinë! Zelensky- Erdogan: Jemi gati t’ju ndihmojmë

Ukraina ende në luftë, por solidarizohet me Turqinë! Zelensky- Erdogan: Jemi gati t’ju ndihmojmë