Lleshaj: Reforma në Drejtësi impakt në Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore! Manastirliu: 75 gra marrin shërbime

"Një hap  i rëndësishëm, i cili do të ketë impakt të padiskutueshëm në përpjekjen kundër trafikimit është Reforma në Drejtësi. Pranohet tashmë që Reforma në Drejtësi është ajo reformë, e cila do të impaktojë jo vetëm këtë element, por të gjithë shoqërinë shqiptare. Dhe ndërkohë ka filluar impakti i madh pozitiv që kjo reformë po sjell në të gjithë vendin, por specifikisht në temën për të cilën ne jemi mbledhur sot", kështu është shprehur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në konferencën e projektit rajonal ‘Parandalimi dhe Lufta Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore’, financuar nga Qeveria Gjermane.

Në këtë konferencë theksuar se Qeveria Shqiptare ka në fokus të veçantë për trajtimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore, si dhe parandalimin e këtij fenomeni.

Në fjalën e tij Lleshja ka theksuar Shqipëria ka marrë masa për këtë fenomen, për të sensibilizuar shoqërinë dhe ky progres i bërë nga Shqipëria tashmë është një fakt, i cili  pranohet, edhe nga raportet ndërkombëtare, nga raportet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit apo  nga raporti i fundit i Progresit i Komisionit Europian.

Lleshaj është ndalur sërish tek Refomra në Drejtësi duke thënë se do të sjellë patjetër rezultate të dukshme, për arsye se do të bëjë që prokurorët dhe gjyqtarët e duhur të marrin dhe vendimet e duhura.

"Kjo është ajo, e cila na jep shumë optimizëm, shpresë, por dhe na motivon, motivon të gjitha institucionet për të thelluar dhe intensifikuar punën në këtë drejtim. Motivon veçanërisht Policinë, e cila tashmë sheh tek Prokuroria, tek Gjykata, përditë e më shumë një partner të besueshëm tek i cili nuk varrosen rastet e evidentuara nga Policia, por tek i cili rastet thellohen dhe çohen deri në fund dhe shoqërohen me drejtësi në fund të herës." ka thënë Lleshaj më pas.

Më pas fjalën e mori ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu si dhe përshëndetën përfaqësues te Ambasadave/Përfaqësive diplomatike në Shqipëri.

Manastirliu ka theksuar se aktualisht 75 grave dhe vajzave viktima të trafikimit ju është siguruar strehimi dhe shërbimet e nevojshme, me synim riintegrimin e tyre në shoqëri.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu tha se këtë vit nëpërmjet një mekanizmi të ri financiar, Fondit Social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mundësojë financimin e shërbimeve të reja në territor në mbrojtje të menjëhershme për grupet vurnerabël.

“Nëpërmjet Fondit Social, ne jemi të gatshëm të financojmë menjëherë shërbime për grupet në nevojë ndaj gjej rastin të nxis Bashkitë të aplikojnë për këtë fond që tashmë e kanë në dispozicion për zgjerimin apo ngritjen e shërbimeve sociale. Aktualisht janë 9 Bashki që kanë aplikuar për ngritjen e qendrave që ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, mes të cilave dhe vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit”, tha Manastirliu.

Një tjetër program me ndikim të drejtëpërdrejtë për kategoritë në nevojë përfshirë edhe viktimat nga trafikimi, janë Ndërmarrjet Sociale, një mekanizëm i ri financiar i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Pjesëmarrës në panelet teknike të konferencës do të jenë Koordinatore Kombëtar Antitrafik, të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të Ministrive të Brendshme të tyre. Konferenca u shoqërua edhe ekspozita me vizatime të fëmijëve kushtuar temës së trafikimit të qenieve njerëzore me titullin “Si e kuptoj unë trafikimin e qenieve njerëzore”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen