Financimi rus në PD, Kulliri: Berisha bashkëfajtor! Basha ka bërë edhe një tjetër lobim, pengoi një ambasadore amerikane të vinte në Shqipëri

TIRANË- Ish anëtari i këshillit kombëtar, Edvin Kulluri ka komentuar në Report Tv financimin rus në Partinë Demokratike. Kulluri thotë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Lulzim Bashën, por është edhe faji i Sali Berishës.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kulluri thotë se Berisha nuk veproi atë kohë kur doli se kishte marrë para ruse, por mori në mbrojtje Bashën. Sipas tij, Berisha nuk mund të veprojë tani që u shpall non grata.

Ndërkohë, Kulluri u ndal edhe në një tjetër lobim që dyshohet se ka bërë Luzlim Basha. Ai thotë se Basha ka lobuar për të penguar ardhjen e ambasadores amerikane Kathleen Kavalec në Tiranë. Sipas kontratës së lobimit që ka siguruar më parë Shqiptarja.com, Basha i ka paguar 40 mijë dollarë kompanisë amerikane “Sonoran Policy Group” për të penguar ardhjen e Kavalec.

“Berishës nuk i lejohej ky faj. Ti vepron pasi të shpallën non grata. (...)Ka dyshime që është bërë një lobim i dytë për të penguar ardhjen e një ambasadore në Tiranë, Kavalec e njohur në departament të Shtetit, si një eksperte shumë  emirë e çështjeve të Rusisë. S’ka qenë rastësi. Mendohet dhe thuhet që Basha ka bërë një kontratë lobimi për të penguar ardhjen e saj.”, tha Kulluri.

Kulluri u ndal edhe në zgjedhjet lokale 2023, sipas të cilit opozita nuk fiton dot as 10 bashki. Sipas tij, opozita është në gjendje më keq se një vit më parë në zgjedhjet e 6 marsit, pasi sipas tij nuk mund të ofrojnë programe të reja politike me figura të vjetra.

"Duket një raporti i mirë, marrëdhëniet personale janë të mira. Meta ka një distancim nga Berisha për shkak të non gratës. Por jo një distancim të qartë dhe të prerë. Sado marrëdhënie të mira të kenë dhe të bien dakod me daljen e një kandidati të përbashkët, e djathta s’mund të dalë me një ofertë të re me personazhe të vjetër. Opozita është më keq se një vit me parë. Nuk fituan dot zgjedhjet e 2021. Në 2015 ishin shumë më mirë dhe morën 15 nga 61 bashki, sot po ti referohemi 6 marsit, opozita e bashkuar nuk i kalon dot 10 bashki", tha ai.

SHBA publikoi një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • benbu: 30/09/2022 21:28

    ca thote kulliri mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës