Pas akuzave për plagjiaturë, studio ‘Pika pro’ përgjigjet për logon e Operës: Lekët i merituam, bëmë punë të ndershme
Logoja e vjetër dhe e reja (e akuzuar për plagjaturë) e TKOB
Pas denoncimit publik që bënë artistët, duke e cilësuar logon e re të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit plagjiaturë, ka reaguar dhe kompania “Pika pro”.
Në këtë prononcim, theksohet se pagesa për logon është shuma prej 1 845 000 përfshirë tvsh-n. Ndërsa, sipas tyre duke hequr tvsh-n që është 20 për qind, Pika pro ka marrë shifrën 1 537 500 lekë. Kjo pagesë nuk është vetëm për logon, por edhe për një numër të madh materialesh krijimtarie dizajni dhe video, shkruan Pika Pro, si koncepti i logos, realizimi i librit të imazhit, video konceptuale, sigla dhe tranzicione, shembuj të materialeve promocionale etj.
Për opinionin që ngulmon në kopjen ekzakte të logos së re, kompania rendit disa nga pikat që kanë sjellë produktin final, që janë: Elementi kryesor rrethi solid i O-së, që ka formën e gojës dhe fjalës opera; fronti i shkrimit, kompozimi grafik i shkrimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ngjyra gold e logos, ngjyra e sfondit dhe pozicionimi në raport me hapësirën dhe vlera e saj estetike.
Përpos këtyre pikave shfajësuese , në këtë prononcim evidentohen edhe përngjasjet artistike që ekzistojnë mes logove të kompanive të mëdha, ku sipas kompanisë që është denoncuar për plagjiaturë, është e vështirë të gjendet se kush e ka kopjuar tjetrin?
Prandaj, kompania i sugjeron opinionit publik që të priten me profesionalizëm dhe respekt reciprok ndaj njëri-tjetrit zhvillimet dhe ecuria e mëtejshme. Pasi, sipas autorëve, pagesa e bërë për “Pika pro” është një pagesë e merituar ndaj një punë shumë voluminoze, profesionale dhe të ndershme të të gjithë stafit të saj.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Opera “Tosca” rikthen pas 13 vitesh tenorin Saimir Pirgu
4 Nëntor, 15:53
-
Rikthehet në TKOB “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, shfaqja bën bashkë emrat e Ibrahimit, Kadaresë dhe Aliajt
24 Tetor, 16:37
-
‘Gjenerata romantike’ sjell Chopin dhe Schumann në TKOB! Studentët italianë në Shqipëri, Bakiu: Kthehem në shtëpi
23 Tetor, 14:06
-
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
15 Shtator, 12:39
-
‘Frymë vere’, instrumentistët e TKOB koncert në Pogradec
30 Korrik, 20:49
-
'Ismail Kadare do prehet në një vend vetëm të tij' Fjalimi i plotë i Edi Ramës: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin! Hija e Nënë Terezës e mbrojti nga kush s'e deshi (FJALIMI I PLOTË)
3 Korrik, 12:06
-
'Fatalita' në Tiranë! Opera e koreografit të njohur italian, Toni Candeloro solli gratë ikonë në skenën e TKOB
27 Qershor, 17:44
-
Vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit opera 'Madama Butterfly' e kompozitorit Giacomo Puccini, produksion i ri nga 'Festival Pucciniano di Torre del Lago'
24 Maj, 13:55
-
Nis sot Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, Tirana mbledh piktorë nga e gjithë bota
2 Maj, 12:46
-
Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim
13 Shkurt, 16:40
-
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës të jepet me koncesion trashëgimia
9 Janar, 14:31
-
Pensioni i posaçëm/Nga Irini Qirjako te Elida Janushi, 9 artistët që propozoi Ministria në 2023-shin dhe nuk e përfituan! Duni, Kushta e Makri, 3 dosjet që do të dorëzohen!
8 Janar, 13:41
U pika aa Pika pro-së ,pika..,do thoshte Teto Ollga!
PërgjigjuDakord, keni bere pune te ndershme! Po hajde bejme nje analize profesionale: Logot qe keni shfaqur si te ngjashme kane veten nje emerues te perbashket: ngjyren e kuqe. Po te shohim qarte simbolikat dhe format jane te ndryshme, duke i bere keto logo krejtesisht unike. Per ti shtuar me shume vlere argumentit tuaj “profesional” keni vendosur si dy logo te ngjashme logot e Airbnb, ku ne fakt njera eshte versioni fillestar dhe tjetra versioni i modifikuar. Shtojme ketu dhe krahasimin midis logove Chanel dhe Gucci ku nese i analizojme ne formen baze jane dy gjysem rrathe te cilet jane te vendosur ne dy forma krejtesisht te ndryshme. Ne fushen e design modern, detaje te vogla jane ato qe diferencojne brandet. Ne fund fare jane tre forma baze gjeometrike dhe 7 ngjyra baze. Si perfundim...nuk bindet njeri.
PërgjigjuNuk them se logoja e vjeter eshte kryeveper,por ne krahasim me te rene,jane si nata me diten.Logoja e re te kujton nje kryqezim midis amebes (pare ne mikroskop) dhe projekteve te veglave ose materialeve te ind.mekanike qe benim ne gjimnaz.Gjithashtu te kujton nje suste e pare nga siper dhe zhvatur e terhequr ne kompjuter.Te kujton vrimat e zeza dhe fushen magnetike rreth tyre.Kjo cdo gje mund te jete,vetem logo e TOB nuk eshte.Ah po tani mu kujtua :Kjo eshte shumezimi me 0 i nivelit krijues, te atyre qe menduan se krijuan nje logo moderne e abstrakte,por qe ne fakt krijuan nje 0 me bisht.
PërgjigjuBrava,Iris!
Logoja e vjeter eshte studim artistik. kemi nje shqiponje dykrenare qe simbolizon shqiperine te shendrruar ne harpe qe simbolizon institucionin dhe nje balerine qe qendron bukur ne mes te saj... nje kryeveper e menduar. kryeministri eshte artist e sduhet te gaboje ne gjera te tilla. jam i sigurt qe ai sben kshu gabimesh... sa per logon e vjedhur?! duket fiks si nje brime b...the
Përgjigju10.000 € per nje palo o qe ME demek qenka opera shume bindes sqarimi I ketyre zogjve te xhaxhit .keta kete zgjuarsi nga e kane psonisur. Ju jo vetem te vidhni po pa pike turpi te thoni pse me pe
PërgjigjuLogoja eshte vetem maja e ajsbergut. Sa shkelje do kete brenda...?! Mjafton nje kontroll i thjeshte duke pare listpagesen se kush e merr rrogen dhe si ka hyre ne ate pozicion qe paguhet. Eshte i vetmi institucion kulturor ne Europe apo dhe ne bote qe ka me shume administrate se sa artiste.
PërgjigjuStanding ovation,Ish Logoja e vjetër shumë autentike, është shumë domethënëse dhe e goditur saktë...Kjo e reja jo vetëm plagjiaturë e shëmtuar coppy paste pa kuptim,si vezë e skuqur...
PërgjigjuKy arsyetimi nga kompania per kopjimin eshte idiot. Kjo logo eshte e shemtuar jo vetem se eshte e kopjuar, por dhe se nuk ka asnje analize te mirefillte ku do aplikohet. Pavarsisht se flasin per brand book. Si qenka qe logo nuk i pershtatet ne asnje pike godines psh. Po te shohesh te gjitha logot e teatrove neper bote shume pak perdorin velrimtarine e artisteve per te treguar per institucionin, perdorin godinat si elemente indentifikues. Sepse logon e krijon dhe vitin tjeter godinen e ke aty gjithe kohes. Ministrja eshte akoma dhe me patetike qe drejton nje institucion qe ka te beje kryesisht me imazhin dhe ka zgjedh dicka kaq pa lidhje. Se kuptoj vertet
PërgjigjuNgjyra Gold thone kafshet. Ngjyre floriri more hajduter!!!
Përgjigju