London School of Economics:
Britania ka humbur ndikimin në botë

London School of Economics:<br />Britania ka humbur ndikimin në botë
LONDËR – Gjithnjë e më tepër e veçuar dhe e tërhequr në vetvete, Britania e Madhe po vuan nga një humbje e ndikimit në mbarë globin duke përjetuar një krizë identiteti mëse të dukshme, në sajë të pavendosmërisë së saj mbi çështjet e Evropës, vlerëson një raport i publikuar sot nga diplomatë të lartë.

Studimi i kryer nga ana e Komisionit Diplomatik të London School of Economics (LSE) vë theksin se, Britania e Madhe, e renditur e pesta në botë, ndër vendet më të industrializuara, me të gjitha asetet në dorë për të patur një rol të rëndësishëm, kritikohet për faktin se është kthyer në një faktor ngurrues në arenën ndërkombëtare.Autorët e raportit, në mesin e së cilëve ish-drejtues të shërbimeve sekrete, ish-ministra dhe ambasadorë, pohojnë se shqetësimi i komunitetit diplomatik britanik është përqëndruar në mungesën e një stategjie të qartë në planin e politikës së jashtme.“Britania e Madhe është kthyer gjithnjë e më tepër e izoluar dhe e tërhequr brenda kontureve të saj. E mënjanuar ndaj çështjes siriane, joaktive në Ukrainë, kundër çdo disipline në planin evropian, e ashpër ndaj çështjes së refugjatëve, ajo që më parë ishte një krize besimi, është kthyer tashmë në krizë identiteti”, vë në dukje raporti.

Autorët kujtojnë se qeveria e David Cameronit ishte kryesisht inekzistente në negociatat midis Ukrainës dhe rebelëve prorusë dhe se pjesëmarrja në koalicionin kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) kufizohet vetëm në disa sulme në Irak.

Të martën e kaluar, Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme u shpreh kundër projektit të David Cameronit për zgjerimin e sulmeve në Siri.

Ministri i Punëve të Jashtme, Philip Hammond theksoi të dielën se qeveria dëshironte të ishte e sigurt se ekzistonte një konsensus midis partive politike për këtë çështje, para se të kalohej në votim një çështje e tillë nga ana e Dhomës së Komuneve.

Raporti nuk është më i zbutur ndaj David Cameronit, sesa ndaj vijës së tij politike në raport me Bashkimin Evropian në kohën kur kryeministri pritet të saktësojë nesër reformat që ai pretendon ndaj partnerëve evropianë për referendumin për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, e parashikuar nga tani deri në fund të vitit 2017.

“Të shpenzojmë kohën tonë duke vuajtur moralisht rreth natyrës formale të bashkimit tonë me BE-në, kufizon përfitimet që Britania e Madhe mund të nxirrte nga një marrëdhënie e këtij lloji”, thonë autorët.

”Fakti qëndron se bashkëpunimi me BE-në është një domosdoshmëri thuajse në të gjitha sferat. Marrëdhënia jonë e cila ka një kundërthënie me Evropën reflekton në pjesën më të madhe një ndjenjë nervozizmi të thellë në marrëdhëniet tona me vetveten”, theksojnë ata. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social