Reperja e njohur me origjinë nga Kosova, Loredana Zefi, sot feston ditëlindjen.
Në 29-vjetorin e lindjes së saj, nuk kishte si të mungonte edhe urimi i të dashurit të saj, futbollisti Karim Adeyemi.
Ky i fundit ka zgjedhur ta urojë pak në mënyrë më të veçantë se herët e tjera: në shqip!
“Gëzuar ditëlindjen, shoqja ime më e mirë dhe nuse. Të dua më së shumti në botë. Ti meriton gjithçka!”, shkruan Adeyemi krah fotove të publikuara në Insta Story.
Komento