LSI bëhet pishman? Ish-ministri i Drejtësisë: Opozita të hyjë në zgjedhje, Rama duhet mundur në pushtet

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të LSI-së, Ylli Manjani me anë të një reagim të bërë publik në rrjetet sociale ka bërë thirrje që opozita të futet në zgjedhje pasi sipas tij do të fitojë shumicën e Bashkive.

Sipas Manjanit opozita duhet të konsiderojë seriozisht opsionin e hyrjes në zgjedhje, kjo qoftë edhe me shtyrjen e zgjedhjeve sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet.

Më pas ish-ministri i LSI-së ka thënë se 'kokëfortësia' e opozitës për të mos shkuar në zgjedhje mund të sjellë dhunë dhe përplasje dhe këtë nuk e do askush.

Mesa duket partia e dytë më e madhe e opozitës jashtëparalmentare, LSI ka shtrirë dorën për gjetjen e një zgjidhje. Kujtojmë se kohët e fundit edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ulur tonet dhe ka bërë thirrje për paqe dhe jo dhunë. Me anë të një shkrimi që shpjegonte operacionin e kaluar ajo bënte thirrje kryeministrit Rama duke thënë se nuk ishte asgjë personale por vetëm një betejë politike.

Ndërkohë vetë Manjani shprehet se Rama duhet mundur në pushtet.

Postimi i plotë i Manjanit:

“Nëse opozita hyn tani në zgjedhje, pa fushatë fare fiton bindshëm në: Shkodër, Lezhë, Kukës, Bulqizë, Mat, Laç, Kamëz, Vorë, Cërrik, Sarandë, Delvinë, Rrogozhinë, Kavajë, Çorovodë, Finiq, Tropojë, Konispol e Pustec. Me një kandidat të mirë dhe me pak fushatë fiton: Elbasanin, Tiranën (me pak vota diferencë), Hasin, Pukën, Dibrën, Krujën, Mallakastrën, Korçën, Kuçovën, Urën Vajgurore, Selenicën, Peqinin, Përmetin dhe Këlcyrën.

Kjo është bindja ime e mbështetur edhe në sondazhin e IPR Marketing. Por kushti është që opozita të jetë unike dhe e organizuar mirë në terren. Prandaj Rama nuk ka interes të dialogojë për të lejuar Opozitën të konkurrojë se është HUMBËS! Ndoshta vërtetë opozita duhet të konsiderojë opsionin hyrje në zgjedhje, qoftë dhe me një shtyrje minimale të datës së zgjedhjeve, sa për të lejuar KQZ të bëjë rregjistrimet dhe përgatitjen e infrastrukrurës zgjedhore…

Ndoshta, them me kaq informacion sa kam nga lajmet. Por edhe nga ndjesia e përgjithshme që ekziston nga frika e përplasjeve të dhunshme. Dhuna nuk pranohet nga askush! Deri më sot monopolin e dhunës e ka qeveria, e cila po bën çmos t’ja kalojë opozitës. Nga ana tjetër, opsioni që të ikë Rama që të fitohen zgjedhjet më duket i drejtë, por jo i dëshiruari. Edi Rama duhet mundur në pushtet, aty ku është, tani në zgjedhje lokale dhe pak më vonë në zgjedhjet politike… Jam i bindur se është plotësisht e mundshme që të mundet megjithë potencialin kriminal, financiar e propagandistik që ka! Jam i bindur sepse ka kaluar çdo limit konsumi dhe arroganca e tij është gropa politike që i ka hapur vetes. Por mendim e kam këtë që sapo shkrova. Mbase shërben ndokund…”, shkruan Manjani.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Komento

Komente

  • edi: 06/06/2019 02:11

    Hey Monika eshte ne tejet e kapur e lodhur me magjira Leri zonja e pare Luli ben lojera me partine tende Shko me ate Parti qe te lidh gjaku Ok

    Përgjigju
  • sokrat: 05/06/2019 18:24

    Analiza e Manjanit eshte reflektim i drejte, por i vonuar!

    Përgjigju
  • valter: 05/06/2019 11:23

    Ne nje kohe kur ekonomite e vendeve te zhvilluara jan duke shkue ne Hene gati,gati sikur me taksi per ne Sauk..populli shqiptare me qeta politikan qe ka varferohet dhe vanohet ne zhvillimet socjale dhe ekonomike,dhe me potencijal totalisht destruktiv ne ate nivel qe jan gati qe te shkrumbojne shtetin me gomar dhe shtaze te ndyshem te partijakve dhe simpatizantve te tyre analfabet..Po u prek nje kuti votimi..Rama duhet te fute ne biruc babe e bire..Berishen dhe Bashen per nje kohe te gjate..sepse ata vetem gjuhen e dhunes e kuptojne..

    Përgjigju
  • Tirana: 05/06/2019 08:18

    Me ne fund pas disa muajve ish Ministri i Drejtesise e kuptoji se Rama duhet mundur ne zgjedhje ! E kuptoji, me zor, se ata po luftojne me popullin dhe jo me Ramen qe ri rehat dhe se prish terezine ! Mona ka fibrome uterusi (mitra) dhe jo majaselli te lutem ! Dmth shqip, Mona Ka Hequr Mitren, nuk pjell me ! ! Iku Mona, Meta po shkallon se i ngeli gruaja (Zonja e pare me demek) pa seks ! !Kupton ? ?

    Përgjigju
  • Tralala rexhep kasap leka: 05/06/2019 08:00

    O ylli kok lopa ti mendon se Shqiptarët nuk njofin lylin që është kriminel hajdut e buratin. Ti kujton se liken e buçen mona populli është budalla e nuk e njef me pasurit prallore të vjedhura këti populli. E ky popull do i japi votën ty e ktyre monstrave. Po me atë kok lope që ke ti sipas teje fitorja është spektakolare o ylli kallare.

    Përgjigju
  • Leshelija: 05/06/2019 07:17

    Ik more duçe kush te beson ty qe deklarove qe largohem nga politika dhe tani do te do te fusesh dinakerin tende prej budallai

    Përgjigju
  • adamo311: 05/06/2019 04:39

    Me keqardhje dua te them: Populli i meriton politikanet qe i ka!!!

    Përgjigju
  • emigranti: 04/06/2019 21:17

    IK MORE .KERKON TE FUTESH KALIN E TROJES ME SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE ME DISA DITE.SEPSE KUR E SHKEL KUSHTETUTEN ME DISA DITE PSE TE MOS TI SHTYJNE DISA JAVE,DISA MUAJ.MENDON SE JE I ZGJUAR ORE IDIOT. TANI NE SOCIALISTET KEMI NJE KUSHT,DO TE PRANOJME SHTYRJET E ZGJEDHJEVE VETEM PO TE RREZONI RAMEN.POLITIKANE TE TILLE TE NIVELIT MANJANI MUND TI BESH ME PLASTELINE NE SHKOLLEN FILLORE.E KUPTUAT ME NE FUND SE KERCENIMET PER DHUNE DHE PRISHJE ZGJEDHJESH NUK SEKELLDISEN ASNJE NE PERENDIM.ATY TE RRINI DHE TE PELCISNI QENER PER TE GJITHA TE KEQIAT QE I KENI BERE KETIJ POPULLI.

    Përgjigju
  • Ilir Floriri: 04/06/2019 20:54

    Si duket Mona eshte kuruar nga truri dhe jo nga majaselli ne Itali...

    Përgjigju
  • artan gavoçi: 04/06/2019 20:21

    Jo vetëm këto bashki që përmendi Manjani por me një kandidat të mirë,popullir opozita e fiton Durrësin rehat fare.Kandidatja që ka vënë PS është skandal.Ke që është përzgjedhur nga tatimtaksat të cilat populli i ka zët.Jam plotësisht dakort me analizën e Manjanit.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Janë edhe më qesharakë seç i dinim