LSI thirrje shqiptarëve: Mos paguani taksën në 'Rrugën e Kombit'

LSI thirrje shqiptarëve: Mos paguani taksën në 'Rrugën e Kombit'

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili bëri thirrje që shqiptarët të mos paguajnë taksën në "Rrugën e Kombit". Kjo rrugë është dhënë me koncesion për mirëmbajtjen dhe një makinë duhet të pagujë 5 euro për të kaluar.

Vasili shkruan në Facebook se qeveria ka dhënë mjaftueshëm koncesione, ndërsa qytetarët shqiptarë kanë paguar mjaftueshëm për ndërtimin e "Rrugës së Kombit". 

POSTIMI:
Refuzojeni të paguani taksën për Rrugën e Kombit, le ta paguajë vetë qeveria. Koncesionin e Rrugës së Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve të pista. Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj. 

Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë, se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, me të tepërt bile detyrimin e tyre. Qeveria ka dhënë qindra milionë euro koncesione në shëndetësi e gjithandej, le t’i anullojë ato dhe le të financojë mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Qytetarët që udhetojnë drejt verilindjes kryesisht vëllezërit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse qeveria e kryeministrit vjedh. Refuzojeni ta paguani këtë taksë të pistë, jeni në të drejtën tuaj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)