TIRANË - Për të përfituar kuotë studimi në ciklin e parë në universitetet publike, të gjithë kandidatët që kanë statusin e të verbrit, invalidit para dhe tetraplegjik, romët dhe egjiptianët kanë zhvilluar sot një intervistë në Ministrinë e Arsimit.
Pasi kanë aplikuar online për të përfituar një kuotë studimi, grupet e veçanta dolën para komisionit të ngritur nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Mirëqenies Sociale për të shprehur interesin e tyre për të vazhduar studimet në degët që dëshirojnë.
Kjo është Antigona Biba, e cila mban statusin e jetimit. Ka aplikuar online për degët e Ekonomikut, dhe dëshiron shumë të fitojë një kuotë studimi.
“Dëshira ime është që të vazhdojë degën e ekonomikut, jam jetime. Babin e kam të sëmurë me të meta mendore. Mamin nuk e kam, ka 4 vjet që më ka vdekur. Jetoj te xhaxhaim, kam tre vëllezër, unë jam më e madhja. Dëshira ime më e madhe është thjesht të vazhdoj studimet.” – u shpreh Antigona Biba.
Ky është viti i parë ku Ministria e Arsimit dhe Sportit ka akorduar kuota studimi për këtë kategori të vecantë, për t’iu dhënë mundësi studimi në Institucionet e Arsimit të Lartë publik.
Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 1 gusht 2014 për grupet e veçanta janë akorduar këto kuota: 15 për të verbrit, 20 kuota për romët dhe ballkano-egjiptianët, 15 për invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik dhe 15 për jetimët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO