TIRANE- Ambasadori amerikan Donald Lu ka shpërthyer kundër institucioneve shtetërore për mos arrestimin e të kërkuarit Kelmend Balili.
Sipas tij, Prokuroria vonoi urdhërin për arrestimin e Balilit ndërsa policia dështoi në operacionin për kapjen e tij. “Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Kelmend Balilin, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj”- u shpreh Lu.
Donald Lu u shpreh se Kelmend Balili ka mbështetje të fortë politike, pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që edhe pse ka një urdhër-arresti, ai është akoma i lirë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij në Greqi janë arrestuar para 7 muajsh.
Sipas ambasadorit, agjencitë ligjzbatuese amerikane kanë 7 muaj që i kanë kërkuar prokurorisë të arrestojë, ndërsa bashkëpunimi i SHBA me Shqipërinë në luftën kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi i peshqve të mëdhenj përfshirë Balilin.
"Politikanë nga e djathta dhe e majta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj dhe madje edhe trafikantëve të drogës.
Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin që trafikanti i paprekshëm i drogës Kelmend Balili është ende i lirë.
Sipas medias ai ka shmangur rreth 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij. Sipas të vëllait ai ecën lirisht në rrugët e Tiranës, sepse deri të premten e kaluar Prokuroria e Përgjithshme nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij.
Mungesa e arrestimit e Kelmend Balilit përfaqëson një dështim të madh të Policisë dhe të sistemit të Drejtësië.
Kanë kaluar 7 muaj, që kur policia greke arrestoi trafikantët e lidhur me Balilin, që atëherë ishte në kërkim nga policia greke.
Kanë kaluar 7 muaj që kur Ministria e Drejtësisë dërgoi personel për tërheqjen e dokumenteve, tani ata kanë 10 mijë faqe dokumente.
Agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojë Balilin, për 7 muaj kam nxitur policinë, ministrin e Brendshëm, të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm për të arrestuar Balilin.
Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Balilin, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj? Kush do të donte të punonte me Shqipërinë? Kush do të besonte se është një vend serioz në luftën kundër krimit?
SHBA i ka thënë Shqipërisë që bashkëpunimi ynë i ardhshëm në luftën kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi i peshqve të mëdhenj nga ana e Shqipërisë, përfshirë Balilin", tha Lu.
Kelmend Balili është në kërkim nga policia shqiptare pas një urdhër arrestit të policisë greke, ku akuzohet për disa vepra penale si trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Kelmend Balili njihet ndryshe edhe si 'Escobari i Ballkanit' për famën në trafikun e drogës, ndërsa në operacion për arrestimin e tij sipas policisë shqiptare janë angazhuar mbi 200 forca, por ende nuk kanë arritur që ta vendosin në pranga.
Kujtojmë që operacione dhe hetimet për aktivitetin e jashtëligjshëm të Kelmend Balilit dhe vëllezërve Dhimitër dhe Xhevair Poti janë kryer edhe nga DEA amerikane.
Kjo agjenci ka kopsitur të plotë dosjen për këtë grup kriminal, por Prokuroria Shqiptare lëshoi urdhrin e arrestit vetëm 4 ditë më parë.
/Shqiptarja.com

VIDEO