Luan Baçi: S'jam pishman për foton me vrasësin e policit në Fier! Mërnica familje demokrate e nderuar!

Deputeti Luan Baçi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv pohoi sërish njohjen me Azgan Mërnicën autorin e vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier, por edhe me fisin e tij, ndërsa mohoi lajmet se ai ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021.

“Nuk e mohoj që e njoh fisin dhe familjen Mërnica, janë familje e nderuar, janë demokratë, nuk e mohoj. Sa për atë që kanë shkruar se ka qenë pjesë e ekipit të strukturuar për votën, fotoja ime aty është në fshatin Sulaj aty ku banon i riu, aty kanë qenë të gjithë ata të rinj që donin një foto me mua dhe donin që t’u përmendej dhe emri", tha Baçi në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.

Deputeti demokrat thotë se nuk është bërë pishman për foton me Mërnicën, ndërsa ka shpjeguar dhe se ku është realizuar.

“Është për t'u pasur zili media që e ka gjetur. Nuk jam fare pishman për atë foto që kam bërë. Rastësia dhe fati i keq i këtij të riu bëri që të ketë një fund tragjik për një të ri tjetër, një punonjës policie. Nuk dua të komentoj fare se nga ka dalë foto, s’do kisha kontestim edhe nëse i nxjerr media. Atë detyrë kanë”, tha Baçi.

Gënjeshtër Baçi ka quajtur lajmin se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës. Madje ai ka kërkuar që këto akuza të vërtetohen me foto.

“Lidhja që i bëjnë pastaj dhe aq më tepër kur lexova se paska qenë pjesëmarrës në protestat e dhunshme para bashkisë kjo është një gënjeshtër me bisht. Po të ketë qenë e sigurt që do e kisha parë dhe po të mos e shikoja unë e sigurit që do vinte të më fliste . Gjithsesi edhe mund të jetë por ata që e thonë ta nxjerrin një foto e ta vërtetojnë se ka qenë. Jo  ta shfrytëzojnë politikisht e të thonë se PD paska kontigjente në radhët e saj”, shtoi deputeti.

23-vjeçari vjen nga një familje me një histori të gjatë për përfshirjen në ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arig: 15/05/2024 14:37

    O pler pushtetat. Po normal qe flet ashtu ti se te ka lepir sumen. Jan familje kriminelash o pler njeri. Po ishalla pac edhe ti fatin e policit shume shpejt. Ashtu do flasim edhe ne pastaj. Qe jemi krenar qe vrau nje qen rrugesh.

    Përgjigju
  • Niku: 15/05/2024 12:58

    familje e nderuar e pd thot ky banditi ,te gjithe burgaxhinj vaj medet pd u katandise parti e horrave ,hajdutave, vraseve.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 15/05/2024 10:15

    Pd organizatë banditësh dhe kriminelash. Duhet të zhduket nga Shqipëria.

    Përgjigju
  • Gashi: 15/05/2024 10:00

    Këta të PD që në fillim me këto metodat manipuluse dhe keqë përdoruse të halleve të qytetarëve kanë mësy pushtetn ende nxisin krimin që këta të kenë pushtet për bythën e tyre kurse njerëzit pësojnë

    Përgjigju
  • Dakord: 15/05/2024 09:50

    Dmth një familje vrasësish quhet familje e nderuar për ju të foltore nevojtores. Ske turp o bandit i njëjtë me këtë familje kriminelësh

    Përgjigju
  • 3D: 15/05/2024 09:49

    Familje demokrate e nderuar thotë zgjebani demek paska edhe familje demokrate të pa nderuara o zot ça nuk durojnë shqiptarët

    Përgjigju
  • e drejta: 15/05/2024 09:36

    NJE PARTI BANDITESH VETEM BANDITE MUND TE PRODHOJE....

    Përgjigju
  • Durrsaku: 15/05/2024 07:16

    Me kte qe lexova u binda se cfar muti jeni. I dalte perpara dhe djalit tend nje si ky

    Përgjigju
  • Ben: 15/05/2024 04:21

    Ky qenka kriminel, njelloj si ai qe vrau policin.

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/05/2024 00:45

    Per Baçin vetem SPAK eshte bande kriminale….kto te tjeret jane familje te nderuara. Mjer kush te votoi ty per ta perfaqsuar ne parlament…

    Përgjigju
  • Hahaha: 15/05/2024 00:05

    Ky baçi eshte ne boten etij, gjynah te merresh me kete tip

    Përgjigju
  • SALI: 14/05/2024 23:56

    PO PSE PO TE JETE DEMOKRAT KA TE DREJTE TE VRASE DHE ESHTE FAMILJE NDERUAR E KUR TE GJITHE JANE BURGJEVE

    Përgjigju
  • Liku: 14/05/2024 23:34

    Ketu po del qe gjysma familjes ne burg per vrasje ky loqja thote familje e ndershme dhe fisnike shqiptare. Ca spo degjojme me

    Përgjigju
  • Meri: 14/05/2024 23:15

    Për udhëheqësit e PD,kriminelët jan njërz të nderuar,sepse përputhen me idealet e tyre.Komandat Berisha,vrau 4 demostrus në 2011,dhe vazhdon të mburret për krimin që ka bër.

    Përgjigju
  • Loran: 14/05/2024 22:45

    Hallall Z Luan ke folur drejt dhe sakt

    Përgjigju
  • Fadili: 14/05/2024 22:32

    Mire thote hapni veshet o milet! Familje tipike e”nderuar demokrate”! Kriminele e vrases nga i pari tek i fundit!

    Përgjigju
  • landi: 14/05/2024 22:03

    I turpshëm komenti i Baçit por ky nivel eshte dhe eshte fatkeqësi qe eshte deputet.Krimineli qe vrau policin eshte familje kriminale dhe e njeh gjith rrethi vetëm Baçi "nuk e dika"....

    Përgjigju
  • Agron: 14/05/2024 22:02

    Po o luan baci familje e nderuar jane,por vetem nena qenka pa hyre ne burg dhe pa u akuzuar per vrasje (nese nuk del bashkepunetore dhe kjo te vrasja e policit) ,po si thua familje e nderuar demokrate apo ke ke pjerdh nga truri fare???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Berisha e Malltezi do vijojnë 'burgun' në shtëpi! GjKKO s'pranon ndryshimin e masës së sigurisë: Ish kryeministri shkeli vendimin, futi në shtëpi Brok e gazetarin e Rai-t

Berisha e Malltezi do vijojnë 'burgun' në shtëpi! GjKKO s'pranon ndryshimin e masës së sigurisë: Ish kryeministri shkeli vendimin, futi në shtëpi Brok e gazetarin e Rai-t