Bukuroshja e ekranit ka postuar një foto të punuar në programin më të përdorur të momentit Instagram me buzë të palyera ku ka marë dhe shumë komente nga fansat e saj.
Më tej Luana ka shkruar:- “Çudia e rradhes:paskam bere buzet! Është qesharake sepse është lehtë e verifikueshme por po i kushtoj pak kohë me një foto pa buzëkuq,vendosja e të cilit në foto të tjera mi ka treguar më të trasha.Nuk kam paragjykime kundrejt askujt por personalisht siç e kam theksuar shume herë jam kundra ndërhyrjeve për ekzagjerime te tilla”.
Luana është një nga femrat më seksi të ekranit “Top-Channel” dhe ka qenë figurë kryesore në disa programe të këtij televizioni së bashku me motrën e saj Marina Vjollca.
(b.t/shqiptarja.com)