Luca në GKA pas 25 vjetësh: Para 
‘90 u refuzova për influencat e huaja

Luca në GKA pas 25 vjetësh: Para <br />‘90 u refuzova për influencat e huaja
Plot 1825 vizatime, një numër marramendës veprash, të sistemuara në formën e një kutie me mure të veshura përcjellin për herë të parë në atdhe botën e brendshme të artistit Bujar Luca. Artisti ka çelur për herë të parë pas 25 vjetësh mërgimi në Francë ekspozitën e tij të parë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në këtë eskpozitë e ka shoqëruar vet Serge Plantureux, drejtues i galerisë “Photoceros” në Paris, njëkohësisht edhe galeristi i artistit franko-shqiptar. Luca, edhe pse prej vitit 1990 ka qenë një artist i njohur në Francë e Europë, dhe në atdhe emri i tij mbeti i njohur si një piktor filmi dhe skenograf i suksesshëm, shprehet se Galeria Kombëtare nuk ka qenë e hapur për të gjatë periudhës komuniste. “Mbas 25 vitesh në Shqipëri dhe Galeria Kombëtare nuk ka qenë e hapur për mua gjatë periudhës komuniste, prandaj është një kënaqësi që kthehem në këtë Galeri, e cila për mua ka qenë një synim i përhershëm”. 

I pyetur nga Shqiptarja.com për shkakun e mospranimit apo refuzimit të artit të tij në Shqipëri, Luca u përgjigj se “Ishin influencat e huaja në pikturën time. Që në periudhën e fakultetit përpiqesha të lexoja mbi tendencat e reja të artit në botë, diskutonim me miqtë, ndanim dorëshkrimet dhe idetë tona dhe me të vërtetë që kemi rrezikuar edhe të futeshim në burg. Edhe kur përpiqeshim t’i ndanim këto ide me profesorët tanë, ata hidhnin dyshime mbi aftësitë tona, për të parë në mënyrë realiste natyrën, duke thënë se ndoshta kishim edhe probleme me sytë, ata shikon influenca të huaja në idetë dhe punët tona”.

Ndërsa galeristi i Bujar Lucaj në Francë, Serge Plantureux rrëfeu njohjen e parë me Bujar Lucën. “Erdhi kur ambasadori i Shqipërisë në Francë, Z. Dritan Tola, më foli për një intervistë të dy artistëve të rinj shqiptarë në atë kohë, Bujar Luca dhe Edi Rama, botuar në vitin 1990 në një revistë franceze. Duke kujtuar efektin që u ka lënë talenti i piktorëve shqiptarë në atë kohë galeristi francez Plantureux ka iniciuar sjelljen e kësaj ekspozite në Shqipëri. Ai kujton se: “Duke reflektuar mbi vështirësitë që pati arti i përçarë në perëndim, ne ndërtuam një ide rreth kësaj çështje dhe kështu lindi ekspozita “Black Box” e Bujar Lucës, e cila u ndërtua në bodrumin e nëndheshëm të Galerisë sime. e cila kishte qenë më parë një bankë”. 

Ndërsa konceptin e shpjegon në këtë mënyrë: “Nisur nga hapësira që kishim në dispozicion na lindi dhe ideja për të ndërtuar një portë të vogël, ku publikut i duhet të përkulet për të hyrë në Black Box. Kjo është një mënyrë për të hyrë në intimitetin e veprës së Bujar Lucës. Kur hapëm ekspozitën në Paris, mes vizitorëve të shumtë ishte edhe presidenti i Musee D’Orsay, Z. Guy Cogeval, të cilit i pëlqeu aq shumë ekspozita sa ndenji disa orë. Vepra e Bujar Lucës, më ka zgjuar mua idenë se nëse do të isha artist, do të doja të isha si Bujar Luca, një artist që njerëzit duan dhe shikojnë me interes të madh”, u shpreh Serge Plantureux.

Drejtori i GKA, Artan Shabani, e cilësoi nder dhe rast të veçantë për Galerinë dhe gjithë publikun ardhjen e Bujar Lucës me një ekspozitë në GKA. 

“Të gjitha këto vepra janë unike. Kur gjendesh brenda këtij Black Boxi, është një gjithësi vizatimore tronditëse sepse të gjitha këto vepra janë shpirtërore. Me këto 1825 vizatime është krijuar një oqean arti, ose një pazëll i plotë, ku secila prej këtyre veprave është një dritare që shkon përtej. Secili prej nesh ka një liri interpretimi, një liri perceptimi, një emocion të përgjithshëm, por edhe në veçanti të secilës prej veprave, duke të të dhënë edhe atë kënaqësinë e inrepretimit individual. Dikujt mund t’i kujtoj surealizmin e Dalisë, dikujt linjat e Matises, apo të Pikasos, por në fund, ky mbetet personaliteti i Bujar Lucës dhe ky personalitet unik gjendet në çdo vepër të tij.”

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve