TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një video-mesazhi të shkurtër u shpreh se i kërkoi komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, që të shtojë ndihmën për Shqipërinë në luftën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Lideri demokrat thotë se Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë. Lulzim Basha tregon edhe dy nga rrugët si mund të ndihmojë Brukseli Shqipërinë, përveç 50 mln eurove që dha.
Në video-mesazh, kryedemokrati thotë se i kërkoi Varhelyit, që të rialokojë fondet brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, por edhe përmes instrumenteve të tjera, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
"Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi. E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve.
Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare.
Komisionerin dhe Bashkimin Europian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.
I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore:
1. Mbështetje për shëndetësinë.
2. Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.
3. Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Të dashur bashkëqytetarë!
Nuk jemi vetëm.
Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë" tha Basha.
E besoni??????Kush e ul vehten e flet me kete mashtrues,rrenacak,skenarist filmash holivudian si "babale",vrases e pergjegjes kryesor I vrasjes 4 protestuesve nga BE.Ky e partia e tij PD jane jashte sistemit politik e nuk kane as me te voglen peshe jo vetem ne Shqiperi,por ne vecanti ne BE.Askush nuk e llogarit ekziston apo jo.Thjeshte rrena,rrena e demagogji
PërgjigjuTani ke folur mire z.Basha,me shume deklarata te tilla e bashkepunim mes pozites e opozites
Përgjigjupse te mungon emisioni i perrallave dhe do qe te flasi prap ky debili qe nuk la gur pa levizur per mos tu hapur negociatat?o irisi ik ke xhaxhi ser ky sido te lefi nuk esht ajo qe do .eshte vetem perralla e radhes.shko e shiko telenovela e lene z.basha tend me perrallat e tij
Wpw po ku ishe more djale Dibre Na thave syte dhe na lane pa let Bota , Po shyqyr qe u the se na Thane barkun A flet per 230 milion Euro or Dobic or flet per breket qe kur erdhe te vinte era PERC BITCH
PërgjigjuI kerkove ti BE-se fonde? Edhe c'te thane? Mos po presin te paguash ato 300 milionet e rruges se kombit pas e pastaj? Apo mos te thane qe pak po kerkon, shtoje pazarin?
PërgjigjuIk ore idiot. Je bere I padurueshem. Na hape barkun o legen.je me antishqiptari ne bote. Vjet dogje vendin per nje cik pushtet. Po kurre ske per te fituar zgjedhje. I fiton Edi Rama duam apo sduam. Dhe boll Lulush duke u sjelle si kryeminister I vendit. Sje askush. 7×7=42.
Përgjigjutani qe po ben ti politik dhe po na kerkon me shume ndihme shpetuam te gjithe ne..sa shpejt e ktheve pllaken .e pe qe nu ta vare njeri me politiken tende te ndyre,tani edhe mundet te kesh then te kunderten dhe na del gjoja na do te miren
Përgjigju