Irani ka rihapur dy aeroportet kryesore civile të Teheranit, Imam Khomeini dhe Mehrabad, tha autoriteti i aviacionit të vendit në një deklaratë të cituar nga ISNA, pas mbylljeve të shkaktuara nga lufta me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Sipas mediave të huaja, në deklaratë njoftohej se rihapja e aeroporteve do të niste duke filluar nga dita e shtunë.
Po ashtu raportohet se që nga e shtuna, fluturimet e pasagjerëve do të jenë të mundura nga 10 aeroporte në të gjithë Iranin.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin firmoset sot. Askush s’po bën lojëra me bisedimet! Mediat: Irani do të marrë pjesë në negociata










