Lufta Ndaj Covid-19, Parisi dhe 8 qytete tjera në izolim gjatë natës

Rregjistrimi i rasteve të reja me Covid-19 , ka bërë që në gjithë Evropën të rikthehen një pjesë e kufizmive dhe në vendet që nuk janë kthyer ende të fillojnë diskutimet për to.

Masat kundër përhapjes së Covid-19 hynë në fuqi nisur nga mbrëmja e sotme në Paris deri në 8 qytete të tjera të mëdha në Francë. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën.

Masat në Francë do të jenë në fuqi për të paktën katër javë. Pronarët e restoranteve kanë kundërshtuar orën policore, duke thënë se kjo nuk ka kuptim, për shkak se tashmë autoritetet kanë vendosur rregulla strikte të distancës fizike. Po ashtu janë ndaluar dasmat dhe organizimet e tjera publike  dhe në ambiente shtëpiake është këshilluar të mos mblidhen më shumë se gjashtë persona.

Në 24 orët e fundit, Gjermania ka regjistruar 7,830 raste të reja – shifra më e lartë e infektimeve ditore që prej fillimit të pandemisë.

Në Austri, qeveria ka njoftuar se ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg është infektuar me koronavirus, pasi kishte marrë pjesë në një takim me homologët e tij të Bashkimit Evropian më 12 tetor,  dhe për këtë shkak i gjithë kabineti qeveritar do t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

Italia gjithashtu synon marrjen e masave të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa në vend ditën e kaluar janë shënuar 10 000 raste të reja.

Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19 Belgjika mori vendim që duke nisur nga e Hëna të mbyll të gjitha kafenetë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore.

Në Shtetet e Bashkuara, kanë vdekur më shumë se 218,000 persona dhe mbi 8 milionë persona janë infektuar, ndërkohë që ka arritur në 1,1 milion numri total i viktimave dhe 39,2 milionë numri i të infektuarve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja