BRUKSEL - Ministrat e jashtëm të 60 vendeve që përbëjnë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik, do të takohen sot për herë të parë. 

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit, ka bërë me dije para fillimit të takimit, se koalicioni i formuar për të luftuar militantët e Shtetit Islamik të cilët kanë marrë pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, është bashkuar për të ecur në të gjitha frontet. Koalicioni sipas tij, “do të angazhohet në këtë fushatë për aq kohë sa është e mundur”.

“Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë kërkuar mënyrat për rritjen e efikasitetit të veprimeve tona dhe unë jam i bindur që secili prej anëtarëve të koalicionit, do ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Kerry.

Kerry ka shtuar se rritja e shpejtë e militantëve, po i bën ekstremistët edhe më tej që të jenë të ekspozuar, ndonëse viktima nga ana e tyre sipas tij, ka nga dita në ditë.

Ai shtoi se militantët islamik kanë dashur që ta marrin peng një besim të tërë, por sipas tij, vetë liderët myslimanë janë shprehur kundër mnilitantëve.Takimi i ministrave të jashtëm do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kanë patur sukses në zmbrapsjen e militantëve të Shtetit Islamik nga disa pozicione në Irak dhe Siri.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të mëse 60 vendeve në këtë koalicion, mori pjese edhe ministri jonë i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj, i Kosovës.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)