Lufta në Ukrainë/ Medvedev: Hyrja në NATO e Kievit do të thotë luftë globale dhe rrezik i shkatërrimit të planetit

Lufta në Ukrainë/ Medvedev: Hyrja në NATO e Kievit do të thotë luftë globale dhe rrezik i shkatërrimit të planetit

Dmitry Medvedev

Një tjetër paralajmërim nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev për Kievin: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte një deklaratë lufte kundër Moskës dhe vetëm "maturia" nga ana e aleancës mund të parandalonte copëtimin e planetit.

Udhëheqësit e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut u zotuan në samitin e javës së kaluar të mbështesin Ukrainën në një "rrugë të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO".

Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë tha se anëtarësimi i Ukrainës do të shkonte përtej një kërcënimi të drejtpërdrejtë për sigurinë e Moskës.

Medvedev, i cili u pa si një modernizues properëndimor gjatë presidencës së tij nga viti 2008 deri në 2012, e ka shndërruar veten në një mbrojtës të flaktë të ndërhyrjes ushtarake dhe tani po paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se armatosja e Kievit mund të çojë në një "apokalips bërthamor".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Japonia do t’i japë Ukrainës 3.3 miliardë dollarë hua, do të merren nga interesi për fondet e ngrira të Rusisë

Qeveria e Japonisë po finalizon marrëveshjen për t'i dhënë 3.3 miliardë dollarë hua Ukrainës duke përdorur interesin nga asetet e ngrira ruse.

Shuma korrespondon me 6% të paketës prej 50 miliardë dollarësh të premtuar së fundmi nga G7.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do t'i japin Kievit nga 20 miliardë dollarë secila, kurse Japonia, Britania e Madhe dhe Kanadaja do t’i japin së bashku 10 miliardë dollarë në total.

Vendimi do të miratohet në një takim të G7 në margjinat e samitit të G20 në Brazil në fund të këtij muaji.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik