Lufta në Ukrainë/ Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas

Lufta në Ukrainë/ Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas

Avionë luftarakë F-16

Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA dhe i përdorur nga forcat ukrainase është shkatërruar pas një përplasjeje. Një zyrtar amerikan tha për Wall Street Journal se shkatërrimi ka ndodhur më 26 gusht, “disa javë pasi avionët e parë luftarakë amerikanë mbërritën në Ukrainë”.

Ndërkohë një zyrtar i paidentifikuar amerikan tha për gazetën se, megjithëse incidenti ndodhi gjatë një sulmi të madh rus në Ukrainë, raportimet fillestare treguan se F16-shi nuk u rrëzua nga zjarri i armikut, por si pasojë e gabimit të pilotit.

Piloti ukrainas Oleksiy Mes, i njohur si 'peshk i hënës', në bordin e avionit ka vdekur dhe është varrosur sot (29 gusht), raporton CCN.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjatë betejës ajrore, avionët F-16 "demonstruan efikasitetin e tyre të lartë, duke shkatërruar katër raketa të armiqve".

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Aksident i rëndë, motori përplas këmbësorin! Ambulanca dërgon dy persona në spital

Vlorë/ Aksident i rëndë, motori përplas këmbësorin! Ambulanca dërgon dy persona në spital