Luizi dhe Kiara u martuan e shkëmbyen puthje në kuadër të një “loje” brenda shtëpisë së Big Brother Vip, por ajo çfarë mori vëmendje më pas ishte komentet e banorëve për dasmën. Disa prej tyre e kanë pëlqyer dhe i është dukur reale, por disa të tjerë sipas Kiarës ishin “inatçinj” dhe mezi po presin që diçka e keqe të ndodhë mes tyre.
Disa prej banorëve e shohin fallco atë dasëm, si për shembull Dea dhe Amosi e disa të tjerë e shohin si lojë.
Disa nga mendimet e banorëve:
Armaldo: Jam i lumtur që unë isha pjesë e kësaj që ndodhi. Kiara ishte bërë shumë e bukur, edhe Luizi taman dhëndër
Tea: Nuk ishte dasmë, ishte lojë. Nuk e prisja fare atë puthjen, mendova që do vazhdonin ashtu siç kanë qenë.
Olta: Akoma nuk më besohet, unë dua prapë puthje.
Diola: Unë mendoj se ishte një dasmë ishte shumë reale.
Nita: Unë mendoj që sonte ata u lidhën vërtet sonte, e mendova shumë gallatë, por ishte shumë reale. Jam shumë e lumtur që pashë dashuri të vërtetë.
Amos: E ke parasysh mbretin te “Shrek 1”, fiks si ai më duket Luizi. Edhe puthja gjysmë ore do zgjasë.
Komente




me e shpifura ishte ajo e DEAs,kur i thane hajde vishu edhe ti dhe rri me ne,ajo kundershtonte jo se jam me perioda,pastaj shkon me mini fund te shkurte ulet mbi banakun e bukes ku vendosin ushqimet e buken,skam arrit te shikoj kaq njeri me aspak vlera
Përgjigju