Peza: Lulzim Basha e ka ves shmangien e përballjes me drejtësinë!

Peza: Lulzim Basha e ka ves shmangien e përballjes me drejtësinë!

As që e kam shkuar ndërmend se Lulzim Basha, do paraqitej sot në Prokurori për lobimin në SHBA me para ruse. "Thirrja ime si i pandehur është në shkelje të ligjit. Smi keni bërë letrat mirë", ishte përgjigja e tij. 
Për opozitën e rrugës, shteti janë liderët e saj: Ata janë qeveria, parlamenti dhe drejtësia. Opinioni publik, media dhe individi. Polici, hetuesi dhe gjyqtari. Për ta institucionet dhe ndarja e pushteteve nuk ekzistojnë. Aq më pak kontrolli dhe balanca e tyre. 
Për ta: "Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafashë janë më të barabarta se të tjerat". Fiks si tek "Ferma e Kafshëve" të George Orwell-it.
Për ta: "Të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit", është gënjeshtra më e madhe në botë. Sepse ata vetë janë më të barabartë se të tjerët. Ndaj nuk e zbatojnë atë.
Lulzim Basha thjeshtë tregoi se e ka ves shmangien e përballjes me të vërtetën. E ka bërë edhe kur u thirr në gjykatë për skandalin e rrugës së Kombit. Mori raport mjekësor, që tia hedhi ndëshkimit ligjor, "me procedurë".
Edhe sot mori pozën e personazhit të "Fermës..." e tha: "Jam më i barabartë se Prokuroria". Më pas, fillon hileja e radhës për të shpëtuar prapë dhe Basha thotë se "Jam kërcënuar me jetë!" Kaq duhej dhe Ilir Meta, vrapoi që ta shpëtojë të singjashmin e "Fermës..." duke thirrur në raport shefin e SHIK... 
Janë të gjithë bashkë tashmë, duke hedhur "vallen e vdekjes". Ishte dita kur në Parlament u depozituan firmat për nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentit. Meta nxitoi e këndoi: "Në rrezik e në nevojë/ shoku, shokun ta ndihmojë...!"
Është një histori e vjetër e gjitha kjo, që pritet të mari fund më 30 Qershor. Për ti hapur rrugën një historie të re. Me drejtësi të re. Me mentalitet të ri. Kur do mari fund ky tranzicion i vjetër dhe do nisë udhën, Shqipëria e re Europiane.
Por Lulzim Basha nuk është i vetmi. Sepse kështu i shpëtoi më parë edhe vetë Ilir Meta drejtësisë, kur u kap me zë e me figurë me bllok në dorë në zyrën e Dritan Priftit.
Kështu i shpëtoi edhe Berisha "21 janarit", kur nuk lejoi zbatimin e 6 urdhër- arresteve të Prokurorisë së Përgjithshme, për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës që vranë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard. 
Por, kështu nuk mund të vazhdohet përjetësisht. Sepse nëse e kanë seriozisht se e duan shtetin, duhet ta respektojnë atë, duke qenë qytetarët e parë model të kësaj Republike. 
Nëse një qytetar i thjeshtë do të sillej si Basha, Meta e Berisha me Prokurorinë dhe drejtësinë në Shqipër, çfarë do të ndodhte me ta?! Pse qytetari duhet të përballet me drejtësinë dhe lidershipi i opozitës sonë, JO?!
Kjo qasje po mer dhe duhet të mari fund një orë e më parë. Ndaj çfarëdo që të shpiki, Basha nuk i shpëton dot këtë radhë, hetimit dhe gjykimit. 
Letra e tij e refuzimit ndaj Prokurorisë, ishte thjeshtë pasqyrimi mbi të, i pamjes për gjendjen reale të lidershipit të opozitës së rrugës. Një lidership i izoluar tashmë në "Fermën..." e vet antiinstitucionale dhe antisistem, që ka frikë të përballet me drejtësinë dhe me qytetarët shqiptarë në votime!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • baltosje: 17/06/2019 14:50

    sepse ju mbroni njeri tjetrin. dhe kur ju prishen pazaret atehere nisni. te dhjevsha procedure po theve ligjin nuk ka procedure qe te mbron. fusni ne burg atehere nga prokurore e ku di une qe thyen procedure.

    Përgjigju
  • Mire: 17/06/2019 13:51

    Bravo peza je njesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja