Vendoset data/ Opozita do protestojë sërish 'me natë', Basha: Zgjedhjet pa ne janë farsë

Opozita e bashkuar do të protestojë sërish 'me natë'. Burime për Report TV bëjnë me dije për gazetarin Elis Memelli, se protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 11 maj në orën 18:30. Vendimi është marrë në mbledhjen që kryedemokratit Basha që është zhvilluar prej më shumë se 60 minutash me kolegjin e kryetarëve në selinë blu. Në këtë mbledhje është vendosur përshkallëzimi i aksionit opozitar, që do të thotë përveç protestave kombëtare, nga kjo e enjte do të ketë edhe në rrethe.

Kryedemokrati Basha i ka qëndruar deklaratave të tij, se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

"Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet. Vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysmë, Gjykata e Lartë nuk funksionon, Prokuroria e Përgjithshme është e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo", tha Basha.

Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve dhe vendosjes së datës së protestës së radhës, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së kryetarët e bashkive të djathta për vijimin e aksionit opozitar. Kujtojmë se opozita e bashkuar deri tani ka zhvilluar 9 protesta, 3 prej tyre kombëtare dhe 6 të tjera më të vogla. Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë dialog më kryeministrin Edi Rama nëse nuk do të ketë qeveri tranzitore e cila sipas tij do të mundësojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prej më shumë se tre muajsh opozita ka vendosur të djegë mandatet, ndërkohë që vendet e tyre po shkojnë drejt plotësimit nga kandidatët e listave që kanë pranuar mandatet.

Deri më tani numri i deputetëve në Kuvend ka shkuar në 109, 30 prej të cilëve opozitarë dhe 79 nga mazhoranca.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 22/04/2019 15:45

    Ne balle te protestes se radhes Klevis krrici i Faros , naziskinet e Mamurrasit, Flamur herman Geringu komandant, lristat naziskine te haremit famekeq te Jales me kejdi Dhembcakallja komandante dhe Epshurr Brahimkari, si dhe horrat e xhelal mendjeziut te Kamzes

    Përgjigju
  • Kastro: 22/04/2019 15:24

    Ik mor pall se le kokrren e namit o deshtak, more me qaf demokratet. O Lulzim ore Lulzim, puna jote aferim, gamor ti gamor kush t’vuni, sot a neser valon druni. Hahahahah

    Përgjigju
  • Liu të QIU: 22/04/2019 15:16

    O krimineli hajdut shal ngjit kush kujton ti se je ? Provoje njëher që tē bësh prap rrëmuj e të shikosh që do të qin çfar të mban pragu o fundërrin. Ka ardh dita të marësh atë që të takon. Ti dhe qeni zgjebosur kryekrimineli salhe.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 22/04/2019 14:48

    E ÇUDITESHME POR E VERTET SE LULI BEN SIKUR NUK KUPTON OSE ESHTE I DETYRUAR TE BEJ MARREZIRA. -AI DUHET TA DIJ SE SALIU NE VEND QE TE IKTE I VETEM NGA DEPUTET,I MORI TE GJITHE ME VETE TE PD+LSI DREJT HUMNERES PA KTHIM -SALIN +LULIN NUK E DO AS EUROPA E AS AMERIKA PER KRIMET QE KAN BERE NE VITE,KU EDHE NE 2017 VEPRUAN PO KESHTU DHE ZGJIDHJEN E SHPETIMIT UA DHA RAMA ME MARVESHJEN E 17-18 MAIT.POR KJO NUK NDODH ME. -DUKE MOS E DEGJUAR AS EUROPEN E AS SHBA,KTA PO I BIEN NURIT ME KOKE DHE KERKOJNE VDEKJEN ME DUART E TYRE. -RAMA NUK IKEN SE DO SALIU POR KUR TE MOS E VOTOI POPULLI.....OR TE MJERE,NDAJ AI DO TE TALLET ME JU EDHE 50 VJET TE TJERA.SE AI PO BEN SHTET E JU PO E SHKATRRONI ATE.DHE POPULLI U NJEH MIRE QE NGA 1991,KU KENI VRARE MBI 20.000 NJERZ.IKNI NE VICIDOL E HOLLANDE OSE TE PUTINI.

    Përgjigju
  • xreport: 22/04/2019 13:05

    o sali o legen te q.... racen edhe fen ptuhhhhhh

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 22/04/2019 12:39

    Basha do haje m... perseri

    Përgjigju
    • Te paudhet duan rremuje qe te shpetojne lekuren e tyre!: 22/04/2019 15:21

      O Njerez Protestues! Luli dhe Mona do shkojne ne burg per ato ca kane vjedhe dhe ato qe kane vrare. Po ju perse po shkaterroni e po digjni? Apo doni dhe ju ti beni shoqeri Lulit e Mones ne Burg? Kthejuni punes dhe familjeve tuaja, se Luli e Mona, ju duan ju vetem si mish-per-top! Mos u beni vegel e politikaneve antishqiptare. Luli e Mona, nuk kane vrime ku te futen, vecse te kerkojne strehim ne ambasaden Ruse! Po ju ku do te mbyteni pastaj! Thirrni mendjes dhe lerini te paudhet ne rrugen e tyre, mos i shkoni me mbrapa!

    • Hinglateri: 22/04/2019 14:28

      Po deri tani marmalate ka ngrene ... hattova ka ngrene glase pulash

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë