Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel

Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel

Kreu i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte i ftuar në episodin e radhës të Podcastit me Ermal Peçin dhe Marsid Grupin, ku foli mbi disa çështje, luftën në Ukrainë dhe propozimin tij për konfiskimin e aseteve ruse e deri te politika e ditës.

Në këtë bashkëbisedim, kryedemokrati renditi sipas tij sulmet që i janë bërë nga Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama. Përpos financimeve ruse në PD, për të cilat Basha thoët se Berisha dhe Rama u bënë bashkë për ta akuzuar, kreu i PD flet edhe një sulm të ri.

Sipas Bashës, kundër tij është lobuar edhe në Bruksel. Basha flet për një takim me zyrtarë të lartë të Partive Popullore Europiane, ku sipas tij e kanë informuar se është lobuar kundër PD dhe se për këtë kishte një bashkëpunim të ‘nëndheshëm’ mes Ramës dhe Berishës. Basha shtoi se kundërshtarët e tij politikë kanë menduar se kanë qenë disa hapa para tij, por e vërteta ka qenë krejt e kundërta.

“Në këtë përqasje ata kanë pasur dhe kanë një sinergji të plotë. Do të dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy raste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës. Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal. Dhe në këtë rast nuk ishte Edi Rama që e bënte. Afermendsh duhej të ishte ai i pari i interesuar, por ishte partneri i tij në krim.

Sigurisht Këshilli i Eropës ka informacionet e veta, ka institucionet e veta, kanë agjenci dhe aktorë shumë më gjatë seç mendojnë këta të cilët janë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm për faktet, për të vërtetën. Dhe është pikërisht kjo që ka çuar edhe në mirëfunksionimin e institucioneve amerikane pikërisht për të zbuluar këtë akt tmerrësisht korruptiv dhe për të çuar McGonigal para drejtësisë dhe pas hekurave. Dhe nganjëherë më vjen edhe të qesh, sepse kanë menduar se kanë qenë hapa para meje, si i thonë ‘duke më hapur gropën’, ndërkohë që ajo që më keni thënë dhe ju dhe të tjerët, qetësia ime buron nga fakti që isha kilometra para atyre në një komunikim të plotë me aktorët relevant të agjencive dhe institucioneve amerikane, të cilët në atë moment po bënin pikërisht atë që duhej të bënin, po gjurmonin dhe në fund fare me sukses evidentuan se ku flinte lepuri të paktën sa i takon pjesës së tyre të përgjeghësisë. Gjë që akoma s’ka ndodhur për pjesën tonë të përgjegjësisë, për aktorët që si me thënë e ideuan dhe ekzekutuan këtë skenë të turpshme, një njollë të zezë në marrëdhëniet që kemi me partnerët tanë strategjik, në rastin e McGonigal”, tha Basha.

Basha ka komentuar edhe propozimin e tij për 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën, duke thënë se PS nuk e diskuton amendamentin e tij pasi nuk duan që të marrin kosto poltike. 

"Në aspektin e sigurisë ne duhet të marrim të gjitha masat, e në veçanti forcimin e aparatit të sigurisë tonë kombëtare dhe investimin në sigurinë kombëtare, ku përfshihet investimi në sigurinë e Republikës së Kosovës. Dhe kjo është racionialja edhe për propozimin që kam bërë për 50 milionë euro ndihmë ushtarake të cilën e kanë rëzuar kërkesën time për ta futur në strategjinë e sigurisë kombëtare, duke përfituar nga rëmuja dhe kaosi në Parlament. Akoma nuk kanë sjell në Parlament amendamentin që të shprehen për amendamentin. Arsyeja pse nuk e kanë sjell është e qartë: sepse ta sjellësh dhe ta rrëzosh sigurisht është një faturë politike, sepse nuk ke asnjë arsye ta rrëzosh. Ta sjellësh dhe ta votosh, janë kaq mendje vegjël dhe shpirt vegjël sa mendojnë që e bëjmë këtë do marri kredi Basha dhe Partia Demokratike. Nuk e bëj unë për këtë, për kredi dhe për Bashën dhe për Partinë Demokratike. Përkundrazi në qoftë se e sjellin dhe e votojnë, do të dalë në konferencë për shtyp dhe do t’i falënderoj me emër të gjithë deputetët që do ta votojnë", tha Basha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timo: 15/04/2024 05:57

    Vetem psikologe donika maliqi te jep drejtim ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)