Lushnjë/ 17-vjeçari me motor përplas vajzën 6-vjeçare, shoqërohet në polici

Lushnjë/ 17-vjeçari me motor përplas vajzën 6-vjeçare, shoqërohet në polici

Foto ilustruese

LUSHNJË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnjë, ku një 17-vjeçar ka përplasur një të mitur. Adoleshenti ka qenë duke drejtuar një motor dhe ka humbur kontrollin e tij , duke përplasur 6-vjeçaren.

E vogla ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa 17-vjeçari është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur., 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Përplasi 63 vjeçarin për vdekje dhe e la në rrugë, identifikohet shoferi! 22 vjeçari nga Tirana braktisi makinën në Kodër Arapaj e iku (EMRI)

Durrës/ Përplasi 63 vjeçarin për vdekje dhe e la në rrugë, identifikohet shoferi! 22 vjeçari nga Tirana braktisi makinën në Kodër Arapaj e iku (EMRI)