LUSHNJE - Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Gjatë realizimit të operacionit “Ardenica” nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, u godit një bazë prostitucioni.

Sipas policisë së Fierit, aktiviteti ushtrohej në restorant ‘Peshku’ në Lushnje.

Të arrestuarit nga policia janë shtetasja me iniciale M.T 43 vjeç dhe Adriano Guarino 24 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Dejvit Shkrela 46 vjeç. Ndërsa dy shtetas të tjerë O.S 33 vjeç dhe V.B 52 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë. 


(v.gj/shqiptarja.com)