LUSHNJE-Janë sekuestruar nga policia 1.3 kg kanabis, 8550 fara bimë kanabis, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete, ndërsa është arrestuar poseduesi.
Operacioni u zhvillua në fshatin Krutje e Poshtëme, ndërsa i arrestuari është Gëzim Goga 37 vjeç.
Sipas bluve të Lushnjes, në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtëme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën kanabisi, farat dhe fishekët.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 283, 283/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

Farat e kanabisit qe u sekuestruan
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com